E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry ëndërron të udhëheq Arsenalin

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar se ëndërron të udhëheq skuadrën londineze.

Ish sulmuesi më i mirë i Topçinjëve, aktualisht anëtar i skuadrës New York Red Bulls ka pranuar se do të kthehej sërish në klub, por kësaj radhe në një rol tjetër nga ai i futbollistit.

“Nuk e di sa i mirë do të isha, por ëndërroj të udhëheq Arsenalin. Nuk e di nëse ndonjëherë do të më ofrohej mundësia. E di se do të mbetem në futboll. Nëse më ofrohet, do të më pëlqente ta provoj”, deklaroi Henry për USA Today. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është në drejtim të ekipit nga viti 1996.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›