E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli ka para

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka insistuar se ka para për përforcime gjatë verës.

Brenda vitit 2011, skocezi shpenzoi mbi 100 milionë funte në angazhimin e futbollistëve të rinj por rezultatet e ekipit në Premierligë kanë qenë dëshpëruese. Reds aktualisht gjenden në pozitën e tetë, por kanë fituar në Carling Cup dhe gjenden në finale të FA Cup.

“Kemi para për të shpenzuar. Por, ato do të investohen vetëm për ndonjë nevojë të domosdoshme”, deklaroi Dalglish për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›