E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi mbetet derbi

Edhe pse derbi më i madh në vend ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet pa shikues, kjo nuk do të zbehë aspak rivalitetin në fushë që kanë këdo dy ekipe. Fitorja është opsion i vetëm për të dy taborët.

Derbi më i madh në vend, ndërmjet dy rivalëve të përbetuar, Dritës dhe Gjilanit për herë të parë do të zhvillohet pa praninë e publikut – respektivisht mes dy grupeve të urryera të tifozëve ‘Intelektualëve’ dhe ‘Skifterave’.

Edhe pse Drita kishte kërkuar që dënimin, me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e publikut për shkak të incidenteve të krijuara në ndeshjen kundër Lepencit ta vuajë pas kësaj ndeshjeje nuk kishte marrë aprovimin nga Federata e Futbollit.

Prania e publikut të zjarrtë gjilanas në këtë takim do të jetë hendikep për një atmosferë impozante siç dinë ta krijojnë dy grupet e tifozëve, ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’.

Megjithëkëtë, mungesa e tifozëve nuk do ta zbehë aspak rivalitetin në fushë që kanë këdo dy ekipe. Drita synon që edhe takimin e tretë përballë Gjilanit të dalë fitimtare dhe t’i afrohet kreut të tabelës.

“Edhe pse do të luaj ëpa shikues, motivi nuk do të mungojë, ata duhet të mendojnë dhe të luajnë sikur shikuesit të jenë në tribuna edhe paksa do të jetë e vështirë. Jemi mobilizuar për këtë sfidë dhe shpresojmë të fitojmë”, ka thënë trajneri i Dritës, Bekim Isufi.

Në anën tjetër, edhe Gjilani do të tentojë që me çdo kusht të marrë pikë të plota nga rivali i qytetit dhe t’i shtojë gjasat për mbijetesë në Superligë pasi ndodhet në vendin e fundit në tabelë.

“Ne jemi goditur keq ditëve të fundit, por kjo nuk ka ndikuar aspak në mesin e futbollistëve para derbit. Do të na mungojë atmosfera, por jo edhe rivaliteti në fushë. Jemi të motivuar në maksimum për këtë derbi. Është ndeshje jetike për ekipin tonë pasi edhe kundërshtaret e tjerë që luftojnë për mbijetesë kanë ndeshje të vështira. Andaj, ne nuk duhet ta humbim rastin dhe duhet të fitojmë”, ka thënë kapiteni i Gjilanit, Alban Hyseni.

Po të dielën, tre pretendentët për titull, Vëllaznimi, Prishtina dhe Trepça ’89 presin fitore përballë Lepencit, Trepçës respektivisht KEK’ut.

Superliga – xhiroja e 25-të

E diel

Prishtina – Trepça 13:15

Drita – Gjilani 15:00

Vëllaznimi – Lepenci 15:00

Trepça ’89 - KEK-u 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›