E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadiku, yll i ri në Suedi

Loret Sadiku gjatë dimrit nga ekipi i ligës së dytë suedeze Varnamo, u transferua si një anonim te kampioni aktual i Suedisë, Helsingborg.

Por vetëm pas pesë xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit suedez, 20-vjeçari ka dalë nga hija. Ai ka zënë vend në formacionin bazë të ekipit të tij të ri dhe ka mahnitur ekspertët e futbollit në këtë vend me paraqitjet e shkëlqyeshme. “Më vjen mirë që e kam vërtetuar se unë mund të luaj në këtë nivel”, ka thënë Sadiku në një intervistë për ueb faqen fotbollexpressen.se

Talenti kosovar, tek ish-skuadra Varnamo, luante në mesfushë dhe shpeshherë shënonte edhe gola. Por me transferimin te Helsingborgu, ai u bë një qendërmbrojtës ku me sukses po kryen detyrën. Sadiku e ka nisur mirë eksperiencën te Helsingborgu, ku luan edhe Ardian Gashi, ku ka arritur të fitojë edhe trofeun e parë - Superkupën e Suedisë.

Loret Sadiku ka lindur në Kosovë, por lufta e solli atë dhe pjesëtarët e tjetër të familjes në Suedi. Ai filloi të luante futboll në Hanger Nese, kur ai ishte njëmbëdhjetë vjeç derisa pas një viti kaloi te Varnamo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›