Shënon Berisha, Brisbane mbron titullin

Besart Berisha e ka festuar mbrëmë titullin e kampionit të Australisë, pasi e mposhti ekipin Perth Glory në finalen e madhe me rezultat 2:1.
Sulmuesi kosovar ka qenë hero i klubit australian, duke shënuar dy gola, në fund të takimit. Perth udhëhoqën me autogolin e Ivan Franjic, të shënuar në minutën e 51-të, kurse ish futbollisti i Hamburgut fillimisht i barazoi shifrat në minutën e 84-t, ndërsa e shënoi golin e fitores nga penalltia, në minutën e 94-t.
Në praninë e 50 mijë shikuesve, në stadiumin Suncorp Stadium, Berisha me shokë e festuan titullin e dytë rresht të Brisbane Roar, në kampionatin Hyundai A-League.
Berisha e kishte mbyllur sezonin e rregullt me 19 gola, ndërsa mbrëmë shënoi edhe dy të tjerë.