Derdhin naftë në det, arrestohen 3 autorët
Autori i Lajmit: red.
Pylli i Sodës
Ndotet me solar plazhi në Pyllin e Sodës, Vlorë. Vetëm pak orë pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar si përgjegjës të katastrofës mjedisore. Tre të dyshuarit, mes të cilëve dhe administratori i firmës “Arkan Junior”, morën solarin nga anija me flamur italin “Guildo” dhe e derdhën me 4 autobote në plazh. Ndotja e plazhit të vjetër të Vlorës është identifikuar nga banorët e zonës në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ata njoftuan policinë, e cila ka mundur të zbardhë në pak orë ngjarjen.
Arrestimi
Tre persona arrestohen si përgjegjës për derdhjen e lëndës të llojit solar në plazhin e Pyllit të Sodës në Vlorë që ka shkaktuar një ndotje masive të zonës. Genis Mëhilli, administrator i firmës “Arkan Junior”, Lorimer Ceci, shofer dhe Migel Gjini janë shoqëruar në polici e më pas prangosur, pasi, nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas kanë derdhur mbetje nafte në mënyrë të qëllimshme për të shkaktuar një dëm mjedisor.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit bënë të ditur se firma “Arkan Junior” ka marrë mbetje nafte nga anija “Guildo” që transporton solar nga Shqipëria në Kanada dhe i ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme në kanalin që lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Policia e Shtetit sqaron se, si pasojë e derdhjes në mënyrë të paligjshme të kësaj nafte, është ndotur “Kanali i Motorit” (poshtë hidrovorit), si dhe ndotja ka marrë përhapje në det. Mbi tre shtetasit rëndon akuza e ndotjes së ujërave, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 203 e 25 të Kodit Penal. Grupi hetimor, nën drejtimin e zv.prokurorit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mjetet e sekuestruara
Gjithashtu, deri tani janë bllokuar 4 autobote, të cilat kanë kryer derdhjen e hidrokarbureve, naftë e vaj të anijes “Guildo” në plazhin e Pyllit të Sodës.
Ndotet me solar plazhi i Vlorës
Një lëndë e llojit solar është hedhur në plazhin e Pyllit të Sodës në Vlorë duke shkaktuar ndotje masive. Dje në mëngjes rreth orës 08:00 minuta banorë të zonës kanë vënë re ndotjen në plazh dhe kanë lajmëruar menjëherë Policinë e qytetit të Vlorës. Burime nga policia lokale bënë të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar 4 autotobote me mbetje në hidrovore me të cilat dyshohet se është transportuar dhe më pas derdhur gjatë natës, solari. Nga hetimet paraprake dyshohet gjithashtu se derdhja e solarin në plazhin e pyllit të Sodës ka qenë e qëllimshme. Dyshohet se solari i derdhur me autobote në Pyllin e Sodës, ka ardhur pikërisht nga një anije, e cila më pas është bllokuar. Në kuadër të informacioneve të mbledhura, policia deri tani ka shoqëruar në polici 6 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Të ndaluarit
Genis Mëhilli, administrator i “Arkand Xhunior SHPK”
Florian Çeçi, shofer
Mikel Gjini, shofer
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009