Dërgohen në Prokurorinë ushtarake 140 të rinj
03/06/2009 Refuzuan shërbimin ushtarak dhe dezertuan, por nuk dihet se si do të procedohet
Drejt ushtrisë djem me arsim të mesëm në kërkim
FIER- Janë rreth 140 të rinj të rrethit Fier, të cilët janë dërguar qysh nga muaji janar i këtij viti dhe në vazhdim në Prokurorinë Ushtarake Vlorë për veprën penale të refuzimit të kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak dhe dezertimit nga radhët e ushtrisë. Sipas shefit të mobilizimit ushtarak në Fier, Ibrahim Hasani nuk dihet sesi do të veprohet me këta të rinj kur në fund të këtij viti forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë mund të shndërrohen në ushtri profesionale.
“Të paktën mbi 145 persona, ka thënë Hasanaj, në rang qarku i janë dhënë Prokurorisë ushtarake në Vlorë për ndjekje penale për shkak të veprës penale të refuzimit dhe dezertimit të ushtrisë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë se si do të veprohet me këta të rinj kur dihet që tashmë po vijmë drejt ushtrisë profesioniste dhe kërkohen djem me arsim të mesëm, djem me përkushtim për detyrën dhe me aftësi të plota shëndetësore”. Ndërkohë ka nisur mobilizimi i ushtarëve të rinj për në Gardën e Republikës ku ndjehet dëshira e këtyre të rinjve për t’u inkuadruar në këto forca. Shumë të rinj fierakë janë shprehur se mes dëshirës ekziston edhe interesi monetar që ofron ky shërbim
“Ka qenë dëshira ime për të shkuar ushtar, ka thënë 19-vjeçari Ermal Troka. Ka qenë edhe nevoja familjare. Unë herë me punë, herë pa punë si gjithë të rinjtë e tjerë. Nuk ka qenë vetëm detyrimi ligjor, por edhe pjesa e fitimit në këtë rast”. Pritet që deri vitin e ardhshëm kjo reformë në shërbimin ushtarak me pagesë të përfundojë. Ndërkohë është parashikuar që të rekrutohen djem dhe vajza me arsim të mesëm dhe të dhëna të mira fizike, të cilët do të paguhen për shërbimin që do të kryejnë. Gjithashtu ata do të përfitojnë dhe në sektorin e strehimit, dieta e çdo lloj tjetër lehtësie financiare. Për këtë arsye dhjetëra djem të rinj për shkak të papunësisë apo mos mundësisë për të vazhduar shkollë të lartë po i drejtohen ushtrisë për t’u bërë ushtarë profesionistë me pagesë.