Qeveria, 119 milionë lekë shtesë për Unazën
03/06/2009 Shkodër, ndërtimi në fundin e tij. Pritet të mbarojë para afatit të caktuar
SHKODER- Nevoja gjithnjë e më e domosdoshme për përfundimin e pjesës perëndimore të unazës së qytetit të Shkodrës ka nxitur qeverinë shqiptare që të akordojë një fond prej 119 milionë lekësh. Ky fond do të përdoret për zbatimin e projektit bashkëkohor të projektit të ndërtimit të trotuareve anësore dhe ndriçimit gjatë gjithë gjatësisë së kësaj unaze. Ndërkohë punimet vijojnë intensivisht për shtrimin me asfalt të 300 metrave të fundit të kësaj unaze. Nisur nga ritmet e larta të punës drejtuesit e firmës zbatuese të projektit të unazës premtojnë se do ta përfundojnë punimet e fundit për ndërtimin e unazës para afatit 120 ditor që ishte parashikuar.
Unaza
Ndërtimi i unazës së Shkodrës ka nisur që nga viti 2006 pas fondit të akorduar nga qeveria shqiptare, e cila mesa duket brenda një kohe të shkurtër, do t’i japë jetë këtij investimi, i cili pritet të çlirojë, përfundimisht jo vetëm rrjetin infrastrukturor, por dhe trafikun e qytetit të Shkodrës, i cili vuan prej vitesh nga mungesa e këtij investimi. Për këtë qëllim Drejtoria e përgjithshme e Rrugëve ka akorduar një fond prej rreth 245 milionë lekësh, për ndërtimin në dy faza të këtij aksi me gjatësi 3.5 km dhe me gjerësi 13.5 m. Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e automjeteve në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që mënjanon përfundimisht kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë mes për mes qytetit. Ky investim i rëndësishëm do të ndikojë dukshëm dhe në uljen e rrezikshmërisë së aksidenteve automobilistike, të cilat vinin për shkak të rëndesës së trafikut. Ndërkohë kjo unazë do të shërbejë dhe për të lidhur rrugën nacionale Shkodër -Hani i Hotit me atë Shkodër –Tiranë. Në përfundim të këtij investimi pritet dhe fillimi superstradës nacionale Shkodër –Hani i Hotit. Në fillimet e punimeve ky investim hasi në shumë vështirësi pasi pati shumë kontradiksione nga banorët, të cilëve u prekeshin pronat. Shumë prej tyre protestuan për shkak të vlerës së ulët të kompensimeve që qeveria u ofronte për banesën, lokalin apo çdo lloj godine të ligjshme që do të prishej për t’i hapur rrugë Unazës së Re të Shkodrës.