E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dërgohen në burg pa afat katër bashkëpunëtorët e gjobave

27/05/2005  TIRANË – Nuk kanë dhënë asnjë sqarim para gjykatës. Gjithçka e kanë lënë në duart e mbrojtjes. Dy vëllezërit, Andi dhe Altin Ismailati si dhe dy rojet Jani Tafa e Doris Hoxha pas kërkesës së prokurorit Ardjan Nezha dhe vendimit të gjykatës përfunduan në burg pa afat. Mbi ta rëndon vepra penale e gjobvënies në bashkëpunim. Masa është dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërkohë pala mbrojtëse ka kërkuar një mas më të but arresti duke treguar se rrezikshmëria shoqërore nuk është e madhe. Avokati Ylli Kameri kërkoi për klietin e tij Jani Tafa lëniën e lirë kundrejt një garancie pasurore. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga akuza e cila është shprehur se vepra është kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër avokati i dy vëllezërve Mark Pëllumbi, është shprehur në gjykatë se prokuroria e ka pregatitur dosjen në atë mënyrë që klientët e tij të përfundojnë në burg. Pra gjithçka për Markun është e sajuar. Provat e prokurorisë kanë qenë të pakta. Si provë është paraqitur një biçak i cili ende nuk i është nënshtruar aktit të ekspertimit për të përcaktuar nëse ka apo jo gjurmë gishtash. Sipas akuzës dy vëllezërit kanë qenë pronar të një parkingu në afërsi të hotel "Diplomatit". Për një periudhë të vazhdueshme ata në bashkëpunim me rojet kanë kërcënuar disa pronar dyqanesh dhe farmacie. U anë kërkuar para. Në dosjen penale ndodhen kalzimet e bëra nga 9-të të dëmtuar. Vëllezrit Ismailati kanë qenë të punësuar si shofer në Ministrinë e jashtme dhe atë të Financave. Ndërsa kanë mbi shpin akuzën e gjobvënies së vazhdueshme, katër të pandehurit në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë keqtrajtuar një pronar.Ata i kanë kërkuar paratë dhe kur nuk e kanë marrë shumën e duhet e kanë goditur. Para gjykatës akuzën e rrahjes të pandehurit nuk e kanë pranuar. Ndërkohë që mësohets e të pandehurit nëpërmjet avokatëve kanë pretenduar se nuk kanë vënë gjoba, por kanë kërkuar paratë e tyre. Janë shprehur se në këtë zonë të Tiranës së Re kishin influenc mbi ruajtjen e dyqaneve dhe të makinave. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja përse kanë kërkuar lekët, janë shprehur avokatët. Ndyshe kanë thënë në kallzimin e bërë në polici e më pas në prokurori të dëmtuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›