“Nano, 420 mijë USD t’ua kërkojë vartësve të tij”

27/05/2005 Flet kreu i Qarkut të Shkodrës, Lorenc Luka pas akuzave të Kryeministrit
SHKODER – Deklarimet për vjedhje fondesh në fushatën e Kryeministrit Nano, e bërë pak ditë më parë në fshatin Dobraç të rrethit të Shkodrës, ka sjellë edhe reagimet e kryetarit të Qarkut Shkodër, Lorenc Luka.
Reagimi i tij erdhi si pasojë e deklarimit të Nanos përreth 420 mijë dollarë investime të hedhura në Shkodër, por që nuk dihej se ku kishin përfunduar apo më saktë nuk dihej se kush i kishte vjedhur, duke bërë që të mbeteshin pa u realizuar më shumë se 90 për qind e investimeve.
Në lidhje me këtë problem, kryetari i Qarkut, Luka, ka dhënë një intervistë për gazetën “Metropol”, ku ka sqaruar çdo gjë, për të cilën ai ka dijeni në lidhje me paratë që Nano deklaroi se janë vjedhur nga strukturat lokale.
Sa është investuar nga buxheti i shtetit për Shkodrën?
Fillimisht, dua të theksoj se deklaratat e Kryeministrit Nano ishin të pasakta, e thënë ndryshe, sa për fushatë. Megjithatë, deklarata të tilla, mendoj se nuk i shkojnë personit të rangut të tij. Gjatë fushatës në Shkodër, fjalët e thëna prej tij, mund t’i shkojnë për shtat vetëm ndonjë kryetari dege të ndonjë partie. Ndërsa, po të flasim konkretisht për paratë e hedhura nga buxheti i shtetit, mund të them se vetëm superstrada Lezhë–Shkodër është bërë me paratë e këtij buxheti, ndërsa investimet e tjera janë bërë nga donatorët e huaj. Edhe tre objekte, që filluan të ndërtoheshin, siç janë rruga e zonës industriale, rruga e “Urës së Thive” dhe rruga nga ura e Kirit tek ish-artistikja, kanë mbetur përgjysmë, si pasojë e “mbarimit të fondeve, duke bërë që edhe ato punime që filluan të bëheshin të shkojnë dëm. Po kështu ndodhi edhe me ujësjellësin e Bahçallekut që mbeti përgjysmë për mungesë fondesh. Dhe po të përmendim shifra, mund të them se fondi i investimeve për Qarkun e Shkodrës, në 2004-shin ka qenë vetëm 4 milionë lekë.
Si e komentoni faktin që Nano akuzon pushtetin vendor të Shkodrës për zhdukjen e rreth 420 mijë dollarë?
Me këtë akuzë, Nano nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm sa ka akuzuar vetveten, qeverinë që ai drejton dhe drejtoritë rajonale të Shkodrës, që varen nga ministritë përkatëse. Zhdukjen e këtyre parave, duhet t’i kërkojë te këto drejtori rajonale nëpërmjet transparencës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi Qarku i Shkodrës, si institucion nuk ka asnjë autoritet ndaj këtyre drejtorive. Prandaj thëniet e tij janë dashakeqe, janë në kuadër të fushatës elektorale që ai po zhvillon.
A ju ka bërë përshtypje ndonjë element tjetër gjatë kësaj fushate?
Të them të drejtën, ditët e fundit, më bën përshtypje furnizimi i mirë me energji elektrike i qytetit të Shkodrës. Jo se nuk duam të kemi energji, sepse këtë e kemi kërkuar dhe e kërkojmë vazhdimisht, por të gjithë janë në dijeni dhe e kanë parë me sytë e tyre se gjatë emergjencës së parë të përmbytjeve në Shkodër, kishte një mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Pra, e thënë shkurt, situata emergjente kaloi pa energji, ndërsa fushata elektorale po na paraqitet më emergjente se emergjenca në kohën e përmbytjeve, ku u shkaktuan rreth 50 milionë lekë dëmtime dhe nuk erdhi asnjë fond.
Intervistoi: