Droga, 11 kg heroinë do asgjesohen në Durrës
27/05/2005 Krimet e Rënda, komision për asgjesimin e provave materiale
TIRANË – Droga dhe prova të tjera materiale që u kapen të pandehurëve asgjesohen me urdhër pasi vendime merr formë të prerë. Për asgjesimin e këtyre provave është ngritur një komision i përbërë nga pesë persona. Në krye të komisionit ndodhet kancelari i krimeve të rëda Enio Haxhimihali. Asgjesimi i provave do të bëhet në publik dhe në prani të medias. Ndërkohë që eksperienca nuk është e madhe. Që nga dita e krijimit të Gjykatës për Krime të Rënda deri sot, janë marrë me dhjetra vendime të formës së prerë. Provat materiale ku bëhet fjalë për sende të ndryshme nuk dihet se ku kanë qëndruar, apo si se janë ekzekutuar. Vetëm tani kjo gjykatë është duke hartuar një plan transparent për asgjesimin e këtyre provave që fillimisht janë sekestruar nga policia e prokuroria. Ndërsa për sekuestrimin e pronave të trafikantëve apo të pandehurëve të cilët deklarohen fajtor vendos organi i prokurorisë, për sendet që janë përdorur si provë materiale ka vendosur një komision i përbërë prej pesë personash i kryesuar nga kancelari i Gjykatës për Krime të Rënda.
Droga
Për herë të parë ky komision do të bëjë asgjesimin e 11 kg drogë e tipit heroin të kapur nga forcat e antidrogës në portin e Durrësit.Droga është kapur në makinën e drejtuar nga i pandehuri Edvin Balliu po nga i njëjti qytet. Ishte fshehur në serbatorin e makinës e cila pas vendimit të deklarimit fajtor të të pandehurit iu kthye pronarit. Makina nuk mund të sekuestrohej pasi nuk ishte pronë e të pandehurit, por e kushuririt të tij që ndodhej në Itali. Edvin Balliu e pranoi akuzën para gjykatës dhe pretendoi se drogën do ta shiste në Itali për të mbajtur familjen. Kjo është sasia e parë e drogës sekuestruar nga policia e mbajtur në ambientet e komisaritit të Durësit. Pikërisht sipas njoftimit të bërë nga Gjykata e Krimeve të Rënda kjo sasi heroine pritet që të asgjesohet në qytetin e Durësit atje ku edhe u kap. Dihet se deri tani në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë dhënë shumë vendime për mbajtje të lëndëve narkotike dhe tregtimin e saj. Por asnjë sasi droge nuk është asgjesuar me njoftim. Për të bërë asgjesimin e saj është lëshuar urdhëri nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda. Urdhëri është në duart e kancelarit të gjykatës Enio Haxhimihali.
Marrveshja
Sipas kancelarit të gjykatës për krime të rënda, droga e cila u sekuestrohet të pandehurëve në momentin e ndalimit asgjesohet në disa mënyra. Është vendosur që një sasi e kësaj lënde narkotike të përdoret në shëndetësi. Kështu është nënshkruar një marrveshje që Ministria e Shëndetësisë të marrë një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike me qëllim që ta përdorë për mjekim. Por deri tani mësohet se në drejtim të kësaj ministrie nuk është dërguar asnjë sasi droge. Një marrveshje tjetër është bërë edhe me shkollën e qenëve. As këtu nuk është dërguar nga krimet e rënda asnjë sasi droge. Ndërkohë që vetë Prokuroria për Krime të Rënda vendos për asgjesimin e saj nëpërmjet lëshimit të një urdhëri. Sasia e drogës që u kapet të pandehurëve në momentin e ndalimit, ruhet nëpër vende të ndryshme. Me e shumta ruhet nëpër komisariate. Ndërkohë që ka prova që mbahen në gjykatë.
Pronat
Përmbarimi në rastin e shitjes së pronave të trafikantëve me ankand do të jet Gjykata për Krime të Rënda. Fillimisht me arrestimin personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale është prokuroria ajo që bënë sekuestrimin e pronave. Mbi pronat e të pandehurëve vihet sekuestro preventive dhe ata deri në përfundim të procesit nuk kanë të drejtë ta shesin këtë pronë. Nëse pas dhënies së vendimit i pandehuri del i pafajshëm prona i kthehet, në të kundërt kjo pronë do të shitet në ankand dhe paratë do kalojnë për llogari shtetit. Në komision do të jet një përfaqësues i gjykatës, një i prokurorisë dhe një tjetër nga Ministria e Financave. Kancelari i Gjykatës për Krime të Rënda tha dje se në prani të tij janë asgjesuar shumë sende personale që u janë kapur të pandehurëve në momentin e arrestimit. Bëhet fjalë për thika, sopata, armë dhe veshje të ndryshme. Ndërkohë që aparatet celular që u janë kapur të pandehurëve u janë kthyer.