E Hënë, 2 Nëntor 2026

Morati “fal” Fontanën

27/05/2005  Vazhdojnë “çuditë” te skuadra e Interit. Kanë kaluar vetëm dy javë nga intervista e Alberto Fontanës, i cili kritikonte “pa doreza”, Roberto Mançinin (“si njeri është zero”), duke pushtuar në këtë mënyrë, të gjitha faqet e para të gazetave dhe duke shkaktuar largimin e tij të menjëhershëm nga skuadra. Gjithsesi, pezullimi i tij ka ndodhur ditën e djeshme, ku pronari zikaltër, Masimo Morati ka vendosur ta “falë” portierin, duke i dhënë një medalje ari. Arsye për këtë “dhuratë” është bërë qëndrimi i tij i gjatë me fanelën zikaltër. Për më tepër, Morati e ka siguruar se deri më 30 qershor do të vazhdojë të paguhet për të gjitha çmimet që do të marrë skuadra, në varësi të fitoreve. Nëse e kaluara e Fontanës i përket Interit, atëherë e ardhmja është larg Milanos. Bolonja, Çezena dhe Rimini janë skuadrat që kanë shprehur interesimin e tyre për portierin, i cili duket se nuk do të ketë probleme për të gjetur një skuadër, ku do të përfundojë karrierën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›