E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldo rrezikon Botërorin

27/05/2005  Federata Braziliane e Futbollit (CBF), ka bërë të ditur se sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, mund të mos jetë i pranishëm në finalet e Kupës së Botës 2006, që do të zhvillohen në Gjermani, nëse ai nuk do të marrë pjesë në Kupën e Konfederatës, muajin e kaluar. “Askush nuk është i detyruar të luajë me “Seleçaon”, por CBG ka marrë një vendim të qartë: ata që do të mohojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Konfederatës, rrezikojnë të mos thirren as në finalet e Kupës së Botës. Ky vendim është i njëjtë për të gjithë lojtarët”- ka deklaruar presidenti i Federatës braziliane, Ameriko Faria, në televizionin “Seleçaos”. Ronaldo i ka paraqitur një letër federatës, ku shpjegon arsyet e mospjesëmarrjes së tij në Kupën e Konfederatave. Ndër të tjera, aty thuhet se arsyeja kryesore është frika e tij se mund të jetë shumë i lodhur për ndeshjet finale në Kupën e Botës. Trajneri i Real Madridit, Vanderlei Luksemburgo, ka vendosur për fenomenin të njëjtat pushime, si për të gjithë “galaktikët” e tjerë dhe nëse Ronaldo merr pjesë në këtë kompeticion, atëherë do të ketë vetëm tri ditë pushim, përpara se të fillojë faza parapërgatitore. Gjithashtu, në letër thuhej nëse ishte e mundur, nëse mosardhja e tij mund të zëvendësohej nga bashkëpatriotët e tij, mbrojtësi Roberto Karlos dhe Kafu, të cilët deri tani nuk janë në listën e të grumbulluarve. “Talenti nuk është i mjaftueshëm për të luajtur në Kupën e Botës. Por është e nevojshme, që lojtarët të sakrifikojnë për të marrë pjesë në të”- shtoi më pas Faria, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë privilegj, as për Ronaldon. Nga ana tjetër, Faria ka theksuar se CBF e vlerëson maksimalisht Kupën e Konfederatave, jo vetëm sepse është një kompeticion zyrtar i FIFA-s, por edhe sepse është një test për Kupën e Botës 2006. “Ne po mendojmë për finalet e Botërorit. Stërvitja e tyre gjatë këtij muaji do të jetë vendimtare për përgatitjen tonë”- shpjegoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›