E Hënë, 2 Nëntor 2026

Workshop për policimin ndërkufitar e problemet

27/05/2005  SHKODER - Në “Fshatin e Paqes”, të ndodhur në rrugën e Shirokës, është organizuar dje një Ëorkshop ndërkufitar për forcimin i bashkëpunimit mes autoriteteve ndërkufitare të policisë së Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Qëllimi i ëorkshopit ishte që nëpërmjet identifikimit të problemeve të përbashkëta të arrihet përmirësimi i procedurave të menaxhimit të kufirit, në përputhje me udhëzimet për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Bashkimit Evropian.

Takimi i djeshëm u zhvillua në kuadër të projektit CARDS për Përzgjedhjen, i organizuar dhe financuar nga BE, PAMECA, OIM, UNHCR dhe OSBE, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar dhe atij malazez.

Në këtë ëorkshop, kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, theksoi se ka qenë fryma e mirë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe Ministrisë së Rendit Publik të vendit tonë, që nëpërmjet drejtorive të policive të dy vendeve, kanë pasqyruar qartë marrëdhëniet në nivele rajonale dhe lokale. Në luftën e suksesshme ndaj krimit të organizuar, Ibraj shprehu mendimin se tashmë kishte ardhur koha që bashkëpunimi ndërmjet policive kufitare të Shqipërisë dhe të Malit të Zi të shtrihej jo vetëm në operacionet e përbashkëta, por edhe në patrullimet dypalëshe, deri në ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, gjë që do të ndikojë pozitivisht në luftën e përbashkët të dy policive kundër krimit ndërkufitar, si dhe do të rrisë më tej frymën e besimit reciprok.

Ibraj ka paraqitur edhe një panoramë të bashkëpunimit reciprok ndërkufitar, ku për t’u theksuar ishin disa pika kryesore, si shkëmbimet e ndërsjella të informacioneve për autorë të veprave të ndryshme penale, që kishin si synim verifikimin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e këtyre autorëve, ku rastet më të suksesshme ishin dy aksionet e fundit të kurorëzuara me sukses të plotë, duke goditur trafikun e armëve dhe të kontrabandës.

Një pikë tjetër e parashtruar nga Ibraj dje ishte dhe marrja e masave të përbashkëta për parandalimin me sukses të kalimeve të paligjshme të kufirit si dhe përcaktimi i drejtimeve të veprimtarive kriminale në fushën e trafikimit të qënieve njerëzore, drogës, materialeve të rrezikshme, trafikimit të makinave të vjedhura, kontrabandës, pa harruar identifikimin dhe kapjen e personat që e zhvillojnë këtë veprimtari në të dy anët e kufirit. Një pikë ku është këmbëngulur fort dje ka qenë dhe organizimi i operacioneve të përbashkëta, veçanërisht në drejtim të ruajtjes dhe kontrollit të kufirit si dhe krijimit të lehtësirave për kalimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në lidhje me bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar, drejtori i Policisë Kufitare malazeze, Milan Paunoviç, u shpreh se kishte 7 vjet që Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, kishte krijuar një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Rendit Publik të Shqipërisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, policia kufitare malazeze kishte dy vjet që kishte marrë përsipër ruajtjen e kufirit, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjëherë probleme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›