E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sheva: Nuk kemi dështuar

27/05/2005  Edhe pse ukrainasi ka humbur penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampioneve dhe Milani do të mbyllë këtë sezon, pa asnjë trofe, Andrij Shevçenko beson se ky sezon nuk është i dështuar. “Fati të gëzon dhe fati të hidhëron”- ka komentuar bomberi kuqezi. “Të mërkurën nuk ishte dita jonë. U munduam të bënim gjithçka që kishim në dorë, por asgjë nuk shkoi siç e kishim parashikuar. Sezoni ynë nuk është një dështim dhe kush mendon të kundërtën e ka gabim. Mund të ishte një vit shumë ndryshe, por sigurisht jemi të gëzuar, sepse skuadra provoi me çdo mënyrë të arrinte objektivin”. Më pas rikthehet në ndeshjen e Stambollit. “Ata u treguan shumë të zot, sepse shënuan tre gola në pak minuta. Shfrytëzuan në maksimum mundësitë e tyre. Kur arritën të zhbllokonin rezultatin, vazhduan në të njëjtën rrugë. Ndërkohë ne ndaluam”. Gjithsesi, pendimi për finalen e humbur mbetet mjaft i madh. “Kur të gjuajnë tri herë në portë dhe të shënojnë gol, është shumë e vështirë të gjej një përse. I kërkoj falje tifozëve. Më vjen keq për ta, sepse kanë vuajtur, por edhe ne kemi vuajtur gjithashtu”. Por nga ana tjetër, Sheva ka filluar të mendojë për të ardhmen, për vitin e ardhshëm, për finalen e Parisit. "Milani është një skuadër e madhe dhe me objektiva të mëdha”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›