Dërgoi gruan drejt vetvrasjes kërkon të qëndroi në shtëpi
18/07/2009 Unë nuk kam gisht në vetvrasjes e gruas sime ndaj dua të më dërgoni në shtëpi duke ndryshuar masën e sigurimit. Kjo është kërkesa që ka bërë në gjykatë i pandehuri Tomorr merja, akuzuar nga prokuroria se ka shtyr drejt vetvrasjes bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, ndërsa Merja është arrestuar një vit pas saj. Për të vënë në pranga Merjan është përdorur informacion i marr në rrugë operative si dhe denoncimi i familjarëve të bashkëshortes. Merja sipas akuzës e keqtrajtonte gruan e tij dhe shpesh ajo është ankuar tek prindërit. Edhe pse ajo u varros, familjarët kërkonin të merrnin hak. Merja kërkon nga gjykata të dërgonte në shtëpi me pretendimin se ka dy fëmijë të moshës 15 dhe 17 vjeç që kanë nevojë për të. Ai është shprehur se nuk ka qenë shkaktar për vrasjen e gruas, edhe pse zënka familjare ka patur shpesh.
A.Çuka
A.Çuka