E Diel, 1 Nëntor 2026

“Deri sa vdekja të na ndajë”, kur premtimet merren seriozisht



Claudia Mori e Adriano çelentano,46 vite dashuri

Ishte e bukur dhe shumë e re, Claudia Mori, kur u martua me Adriano çelentanon, në mënyrë të fshehtë, natën në kishën e San Francesco-s në Grosseto. Kanë kaluar 46 vjet dhe “çifti më i bukur në botë”, ka kaluar çdo krizë, duke u deklaruar edhe sot shumë të lidhur. Sekreti i suksesit? Tre fëmijë, një nip, një shtëpi diskografike familjare dhe shumë buzëqeshje.

Goldie Hawn e Kurt Russell, bashkë prej 27 vjetësh

Nuk është shumë e zakonshme në anët e Hollywood-it, të jetosh “i lumtur dhe i gëzuar” në të njëjtën çati prej gati 30 vjetësh. E vështirë, por jo e pamundur. Goldie Haën e Kurt Russell, në fakt janë bashkë që nga vitet ’80 dhe kanë kaluar bashkë të gjitha krizat martesore. Kanë një djalë, Wyatt dhe prej disa vitesh, shijojnë jetën në çift, larg ekranit të madh.

Rita Wilson e Tom Hanks, 22 vite për çmim “Oscar”

Një tjetër çift i hekurt është ai i aktori i sa e sa filmave romantikë, fitues i çmimit “Oscar”, Tom Hanks dhe nga aktorja dhe producentja Rita Wilson. Ata janë së bashku prej vitit 1988 dhe kanë dy fëmijë, Chester e Truman. Duket se në jetën e tyre të gjatë, fshihen pak skelete në dollap.

Michael Shumaker e Corinna, të martuar prej 15 vjetësh

Nëse dashuria mes Michael dhe Ferrarit u mbyll me refrenin “ishte bukur, aq sa zgjati”, nuk duken shenja krize në marrëdhënien mes pilotit gjerman dhe bashkëshortes së tij Corinna. çifti, së bashku me dy fëmijë e dy qen, jetojnë në një vilë luksoze në Gland, mbi liqenin e Gjenevës, larg botës dhe paparacëve.

Will Smith e Jada Pinkett, 13 vite seriozisht

Ndërsa shumë çifte të Hollywood-it, ndahen e bashkohen, për t’i bërë vetes sa më shumë publicitet, Will dhe Jada, duket se e kanë seriozisht. Prej 13 vjetësh të martuar dhe me dy fëmijë (plus një që Smith e ka nga martesa e parë), ata shfaqen në publik, gjithnjë të kapur për dore dhe të qeshur, aq sa të bëjnë t’i kesh zili. Së bashku ata kanë krijuar edhe fondacionin “Will and Jada Foundation”, për edukimin dhe ndihmën e fëmijëve në vështirësi.

Victoria dhe David Beckham,11 vite interesash dhe ndoshta pak ndjenjë

Askush nuk do të vinte bast qoftë edhe një paund, megjithatë çifti David Beckham/Victoria Adam reziton për më shumë se 10 vjet, kundër çdo parashikimi (dhe pavarësisht thashethemeve që flasin për shumë tradhëtira të mesfushorit të Milanit). çfarë i bashkon? Sigurisht pasioni për luksin, llogaria bankare, tre fëmijët (Brooklin, Romeo e Cruz), vilat e shumta të shpërndara nëpër botë, por edhe një lloj ndjenje në fund të fundit.

Monica Belluci e Vincent Cassell, 11 vite nën një çati

Kumbara e bukurisë italiane në botë dhe producenti dhe aktori francez, janë njohur në sheshxhirimin e filmit “L’Appartamento” dhe pas tre vjetësh nisën të jetonin. Nga martesa e tyre ka lindur një vajzë, Deva dhe prej pak muajsh çifti ka në njoftuar ardhjen në jetë të një fëmije të dytë.

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis,12 vite pa unazë

Të bukur e të famshëm, Johnny dhe Vanessa bashkëjetojnë prej 12 vjetësh. Nuk janë martuar kurrë, por deklarojnë se i përkasin njëri-tjetrit, pa pasur nevojë që të mbajnë unazë në gisht. Përpara se të njiheshin, kanë pasur histori të tjera (Lenny Kravitz e Winona Rider), por që nga momenti që janë dashuruar nuk ka pasur hapësirë për askënd tjetër, veç fëmijëve të tyre, Lily-Rose Melody e Jack John Christopher Depp, të lindur në vitet 1999 dhe 2002.

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, 13 vite dhe 3 fëmijë

Nëse në filmin “Sex and the city”, iu desh të lodhej shumë për t’u martuar, në jetën reale Sarah Jessica Parker, apo Carry e bëri për vete brenda një kohe shumë të shkurtër aktorin Mattheë Broderick, pas kuintave të muzikalit “How to Succed in Business Without Really Trying”. U martua me të në vitin 1997, i ka falur një tradhti dhe e ka bërë baba për tre herë me rradhë. Në vitin 2002 lindi James ëilkie, në 2009 binjaket Marion Loretta Elwell e Tabitha Hodge.

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas,14 vite paqe

Pas tre martesave dhe po aq divorceve, aktorja Melanie Griffith, duket se ka gjetur paqe me aktorin spanjoll Antonio Banderas. U takuan në vitin 1996 në sheshxhirimin e filmit “Tëo Much” dhe u mbërtheyn nga një pasion i jashtëzakonshëm. Ai për të la gruan e tij Ana Leza, ndërsa ajo për të ka bërë një tatuazh në shpatullën e djathtë me emrin “Antonio”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›