E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri tani 500 mijë shqiptarët kanë aplikuar për të marrë letërnjoftimin elektronik

Ministria e Brendshme garanton se procesi i pajisjes me karta po ecën më ritme të kënaqshme

TIRANE - Ministria e Brendshme ka hedhur sërish poshtë akuzat e Partisë Socialiste në lidhje me vijueshmërinë e procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e reja të identitetit. Duke theksuar se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën me ritme të kënaqshme, zyra e shtypit e kësaj ministrie bëri dje me dije se  mbi gjysmë milionë shqiptarë që kanë aplikuar deri më tani, kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin me sukses të aksionit të madh kombëtar për pajisjen e shtetasve me dokumentet e reja të identitetit.
“Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes. Ju informojmë se pranë zyrave përkatëse janë dërguar
të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 Mars. Njëkohësisht u bëjmë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të paraqiten pranë këtyre zyrave për të tërhequr letërnjoftimet. Thirrjen më të rëndësishme e më këmbëngulëse ua drejtojmë personave
që nuk zotërojnë pasaportë dhe ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik.
Aplikoni dhe pajisuni me letërnjoftimin elektronik! Përfitoni nga prioriteti dhe
lehtësitë e vëna në dispozicion nga qeveria”, thuhet në reagimin për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme Famtir Konja.
Vetëm pak orë më parë selia rozë përmes Damian Gjiknurit e cilësoi në mënyrë të përsëritur si kritike këtë proces.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›