E Diel, 1 Nëntor 2026

Dervishi: Qeveria abuzon me investimet publike për fushatë elektorale

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Dervishi akuzon Qeverinë për keqpërdorim të pushtetit në investimet publike në infrastrukturë, duke i përdorur në favor të fushatës elektorale. Sipas tij, segmentet rrugore të filluara prej vitesh, që në periudhën e qeverisjes socialiste, me projekte të gatshme e me financime të siguruara nga partnerët ndërkombëtare, nuk po fillojnë qëllimisht për keqpërdorim elektoral, si segmentet LushnjëFier ose ai Levan Tepelenë. Ndërsa, disa segmente rrugore të prokuruara me vlerë të plotë fund vitin e kaluar ose këtë fillim viti, por që janë të financuara vetëm pjesërisht, referuar akteve zyrtare si ligji i buxhetit 2009. Këto segmente rrugore, konstaton Dervishi janë të financuara në masën 5-10% të vlerës totale të punimeve, gjë që verifikohet lehtë në tabelat e detajuara të buxhetit të shtetit. Sipas tij, subjektet kontraktuese janë detyruar të firmosin kontratat me afat të përfundimit të punimeve me datën 31 Maj të këtij viti, jashtë çdo standardi teknik e procesi teknologjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›