Kodheli: Berisha po shkatërron vendin, ndërsa Meta paterica e tij
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli akuzoi kryeministrin se po shkatërron vendin, duke mbajtur për patericë, kryetrarin e LSI, Ilir Metën. Ne jemi të shokuar nga berishizmi i Ilir Metës dhe nga ngjashmëria e tij me zëdhënësin e Sali Berishës, por kjo është zgjedhja e tij, - tha përfaqësuesja socialiste.
Kodheli, po ashtu theksoi se sot jam këtu për ti thënë atij të mos merret me gratë opozitare, që e thonë hapur atë që mendojnë. Si njëra ndër to, - vijoi Kodheli, - i them se mua më nxjerr në publik kundër Berishës dhe së fundmi edhe kundër tij, bindja ime se Sali Berisha po e shkatërron këtë vend, kurse Ilir Meta është bërë paterica e tij. Në këtë pikë, Kodheli ka vijuar me kritika të forta për atë që e cilësoi gjuhë e ashpër e Berishës që të revolton.