Dervishi: Vdekja e Trebickës lidhet me krimin e organizuar në vend
Lëvizja politike G99 dhe drejtuesi i saj Erion Veliaj ka mbledhur dje në një takim ish-oficerë t të ministrisë së brendshme por edhe të mëhershëm të Sigurimit të Shtetit për të gjetur argumente të cilët i mëshojnë versionit të vrasjes së Trebickës dhe jo vdekjes së këtij të fundit nga një aksident. Gjatë këtij takimi u kërkuan detaje dhe skema prej të cilave mund të ketë ardhura vdekja e dëshmitarit të tregtisë së armëve. “Aksidenti” i Kosta Trebickës lë shumë hapësirë për të menduar se bëhet fjalë për një asgjësim të tij. I këtij mendimi ka qenë ish-kreu i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, i cili ka shkuar më tej duke thënë se “vdekja e Trebickës është e lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri”. Megjithatë, për ish-funksionarin e lartë të policisë do të jenë hetimet e prokurorisë dhe të ekspertëve të huaj që pritet të vijnë në vend që do të hedhin dritë për ngjarjen e që i mori jetën Trebickës.
Duke folur një ditë më parë në tryezën dëgjimore me temë “Vlerat e ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, domosdoshmëri për rritjen e sigurisë publike në Shqipëri” të organizuar në ambientet e hotel “Tirana International” e organizuar nga lëvizja “G99”, Dervishi bëri një analizë të situatës së rendit dhe sigurisë së jetës në vend, duke ekspozuar disa nga problemet më serioze që pengojnë dhe cenojnë punën e policisë, si dhe disa ide që mund të sjellin një ristrukturim dhe përmirësim të eficencës së shërbimit të policisë ndaj qytetarit.
Në këtë aspekt, drejtuesi i lartë i Akademisë së Rendit e cilësoi gjendjen e tanishme një situatë ku mbizotëron frika dhe pasiguria, ku forcat e policisë janë mbushur me militantë dhe janë hequr ekspertët dhe profesionistë e vërtetë.
Sipas tij, “ndikimi i krimit të organizuar në segmente të ndryshme të politikës ka vështirësuar funksionimin normal të jetës politike, shoqërore qytetare dhe ka rritur ndjeshëm pasigurinë e jetës në Shqipëri”.
Ish-kreu i Policisë së Tiranës tha gjithashtu se “krimi i organizuar është një rrezik potencial, pasi praktika ka diktuar që ai vazhdimisht strukturohet, organizohet dhe përpiqet të influencojë në institucionet shtetërore, me qëllim paralizimin e institucioneve që e luftojnë atë”.
Po kështu, nga ana e tij, Besnik Shehu, një ish-funksionar i lartë i Ministrisë së Rendit, shpjegoi se siguria është pronë publike dhe si e tillë, ajo u duhet rikthyer qytetarëve shqiptarë. Ish-funksionarët e tjerë të lartë të policisë shprehën gjithashtu ankesën se nuk tregohet asnjë lloj respekti për punonjësit e policisë, statusi i të cilëve duhet rishikuar dhe bënë thirrje për kujdes në strategjitë që kopjohen pa kujdes nga praktikat ndërkombëtare dhe zbatohen pa eficiencë në vend.