Nishani: Certifikata të printuara në të gjithë vendin
Ka zgjedhur në mënyrë simbolike bashkinë e qytetit të Lushnjes për të bërë publike fillimin e shpërndarjes së certifikatave të printuara në të gjithë vendin. Ndërkohë që së shpejti ka premtuar dhe vënien në zbatim të regjistrit elektronik. Bujar Nishani, ministri i Brendshëm i vendit, ka qenë dje në qytetin e Lushnjes ku ka deklaruar fillimin e shpërndarjes së certifikatave të printuara në të gjitha zyrat e gjendjes civile në të gjithë vendin. Një gjë e tillë është konfirmuar një ditë më parë nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave, gjatë vizitës në zyrën e gjendjes civile së bashku me kryebashkiakun Albert Sanxhaku, nënprefektin, Daut Sula, dhe pushtetarë të tjerë vendorë, ministri Nishani tha se Bashkia e Lushnjes u zgjodh simbolikisht për komunikimin e fillimit të këtij procesi në të gjithë vendin, ndërkohë që ky shërbim i ri në Bashkinë e Tiranës ka filluar që në muajin gusht.
“Ky është një akt, i cili së pari do të lehtësojë shumë ofrimin e këtij shërbimi për qytetarët shqiptarë, natyrisht duke lehtësuar punën e përpunuesve të zyrave të gjendjes civile, por mbi të gjitha është një hap i parë, por shumë i rëndësishëm për implementimin e regjistrit të ri elektronik të gjendjes civile, i cili do të vihet së shpejti në zbatim si një sistem i tërë”, - u shpreh ministri i Brendshëm, pasi i dorëzoi certifikatën e printuar një qytetari të Bashkisë Lushnje.
Ndërkohë, Nishani zhvilloi dhe një takim të veçantë në Bashkinë e Lushnjes me kryebashkiakun Albert Sanxhaku ku shprehu rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe vendor për realizimin e proceseve madhore të zhvillimit të vendit, ndër to të projektit për modernizimin e shërbimit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave.
Në këtë kuadër, ndërsa komunikoi akordimin e një fondi për sistemimin e përroit të Lushnjes, Nishani siguroi për vëmendje në vazhdimësi për mbështetjen e projekteve të zhvillimit të qeverisjes vendore.
Ministri i Brendshëm shoqërohej gjatë vizitës në Lushnje nga zv.ministri Ferdinand Poni dhe drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti.