Dervishi:Për decentralizimin, deri tani ka më shumë demagogji. Duhen zbatuar planet
15/01/2005 Përparim Dervishi, anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave, strukturës më të re në Partinë Demokratike, në intervistën e dhënë për "Metropol", thekson se deri më tani qeveritarët kanë dhënë më shumë premtime sesa kanë zbatuar programet. Sipas tij, procesi i decentralizimit të pushteteve, ka mbetur në vendnumëro. Ndaj, Dervishi thekson se me ardhjen në pushtet të PD-së do të ketë një realizim të asaj çfarë është thënë dhe të asaj që është premtuar. Lidhur me implementimin e anëtarëve të Komitetit në politikë, apo përfshirjen e tyre në administratën e ardhshme, në rast të një fitoreje të opozitës, Dervishi thotë se ky është një proces, për të cilin do të vendosë vetë Partia Demokratike, e cila do të përzgjedhë në bazë të kontributit dhe cilësive të gjithësecilit. Nga ana tjetër, ai pranon se ftesa i ka ardhur nëpërmjet një kominikimi direkt me kryetarin e Partisë Demokratike, Berisha. Përparim Dervishi është doktor i shkencave ekonomike, dhe aktualisht është pedagog në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, si dhe konsulent i lirë në fushën e menaxhimit të reformës së administratës publike. Përreth një vit, ka punuar si ekspert në programin e USAID-it mbi "Decentralizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të njësive të Qeverisjes Vendore". Aktualisht është dhe kryetar bordi në "Qendrën për Nxitjen e Bisnesit dhe Reformën Publike" dhe është ekspert në qeverisjen vendore, në fushën e menaxhimit dhe lidershipit, në zhvillimin e mikrobisnesit dhe sipërmarrjes së lirë etj. Ka punuar për një periudhë pesëvjeçare si sekretar i parë në ambasadën tonë në Suedi dhe më pas ambasador në Hungari.
Ju jeni pjesëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave, strukturë e ngritur pranë Partisë Demokratike. Çfarë do të sjellë të re kjo strukturë në zhvillimet e kësaj partie në veçanti dhe në zhvillimet e vendit në përgjithësi?
Kjo është e vërtetë, unë jam një nga anëtarët e ftuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar në Komitetin e Orientimit të Politikave dhe e shikoj si një nismë shumë pozitive të PD-së, që nëpërmjet këtij komiteti do të ndërtojë një strukturë, që të kontribuojë në politikat e saj për të nesërmen, kur kjo parti mendon të vijë në qeverisje. Është një kapital shumë i rëndësishëm njerëzor që përbën këtë komitet. Janë më shumë se 40 kuadro të fushave të ndryshme, si juristë, ekonomistë, nga shkencat sociale dhe ato politike. Është një kapital, i cili ka investuar për veten e tij për vite me radhë dhe është një shans i madh që këta intelektualë dijet e tyre t'i vendosin në shërbim të politikave të një force politike që është një nga shtyllat kryesore të lëvizjes së kësaj shoqërie.
Kur ju erdhi ftesa për të qenë anëtar i kësaj strukture?
Ftesa më ka ardhur direkt nga drejtuesi i Partisë Demokratike, zoti Berisha. Ishte një ftesë personale, një komunikim direkt me të. Por unë do të thoja që kjo nuk ishte ftesë e papritur, sepse kontaktet me kryetarin Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, unë i kam mbajtur për vite me radhë. Ka pasur dhe raste të tjera kur ne kemi punuar së bashku në diskutimet e programeve të ndryshme, ose të trajnimeve që janë bërë me ekspertë dhe politikanë të Partisë Demokratike mbi çështjet e reformës ekonomike dhe të decentralizimit në vendin tonë.
Ju mbuloni pjesën e programit që ka të bëjë me çështjet e decentralizimit. Cilat janë këto probleme, sipas jush, dhe kush do të jetë programi i PD-së për zgjidhjen e tyre?
Eshtë e vërtetë që problemi i decentralizimit është një nga pikat më të rëndësishme të programit të PD-së, si forcë qeverisëse në rast të fitimit të zgjedhjeve. Ndërtimi i programit të decentalizimit është një proces, për të cilin Partia Demokratike ka kohë që merret. Ka organizuar tryeza me ekspertë dhe me përfaqësues të parlamentit, deputetë të saj, me përfaqësues nga pushteti vendor dhe ka hartuar një draft-program për mënyrën e qeverisjes vendore. Sigurisht, programi i decentralizimit do të jetë një program, i cili mbështetet në eksperiencën e deritanishme, por që merr parasysh dhe mosrealizimet në këtë fushë, të cilat vijnë si pasojë dhe shkak i një qeverie joefektive që është sot. Ne i dimë cilat janë shkaqet që problemet e decentralizimit kanë mbetur në vend dhe jemi të bindur se fitorja e PD-së do t'i japë një zgjidhje edhe këtij problemi.
Sipas jush, çfarë është bërë keq deri tani, dhe çfarë duhet të përmirësohet në favor të procesit të decentralizimit?
Ka disa elementë, që ne mendojmë se nuk janë bërë ashtu siç duhet në reformën e decentralizimit. Hendeku më i madh është midis asaj çfarë thuhet dhe asaj çfarë bëhet. Pra, ka më shumë demagogji, ka më shumë plane, ka më shumë propagandë në çështjet e decentralizimit, sesa ka ecje efektive drejt këtij procesi. Unë them që në këtë moment decentralizimi është në një moment stanjacioni dhe nuk po ecën siç duhet. Mos harrojmë se decentralizimi është dhe demokratizim i mëtejshëm i jetës së vendit.
Me çfarë po merreni konkretisht në KOP?
Unë jam ekonomist dhe jam i gatshëm që të vë në dispozicion dijet dhe eksperiencën që kanë të bëjnë me reformën ekonomike në vendin tonë, dhe hapësirat në këtë komitet janë mjaft të mëdha. Përveç korrupsionit, ka dhe probleme të tjera, që kanë të bëjnë me makroekonominë dhe mikroekonominë, dhe unë mendoj se kam begraundin e kënaqshëm që të jem pjesë e këtyre programeve.
Përveç rolit këshillues, anëtarëve të KOP, iu është bërë ftesë për t'u përfshirë në politikë apo në administratën e ardhshme, në rast fitoreje?
Kjo është një pyetje shumë e gjerë dhe mjaft e hapur. Aktualisht ne kemi shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në këtë Komitet si një Komitet Politikëbërës, por nuk kemi hyrë me synimin që ne duhet të jemi patjetër përfaqësues politikë, apo që të zëmë poste në qeverinë e ardhshme etj. Qëllimi ynë ka qenë që aftësitë tona, dijet tona, kapacitetet tona t'i vëmë në dispozicion të programit elektoral. Më tej involvimin tonë në politikë apo në administratën e ardhshme është një çështje që e vendos Partia Demokratike në bazë të përzgjedhjes dhe të aftësisë që do të tregojë secili prej nesh, nëse ajo kërkon t'i angazhojë në rolin e politikanit dhe jo të politikëbërësit.
Ju jeni dhe një ndër pjesëmarrësit në tryezën e zhvilluar për programin e PD-së kundër korrupsionit. Çfarë keni sugjerur konkretisht për këtë çështje?
Unë nuk jam drejtprdrejtë pjesëmarrës në hartimin e programit të luftës kundër korrupsionit, por kam marrë pjesë në diskutimin që u bë për këtë çështje. Unë vë re që në luftën antikorrupsion një vend të veçantë ka dhe media. Pra, media duhet të jetë mjeti kryesor i transparencës në vendimmarrjen që do t'i duhet të bëjë qeverisja e PD-së, në rast të një fitoreje në zgjedhje. Mendimi dhe bindja ime është se media është bashkautore në ndërtimin e demokracisë me punën e saj në bërjen e transparencës dhe të luftës së korrupsionit në këtë vend. Por që ta kryejë sa më mirë funksionin e saj, kjo media duhet të ketë lirinë e saj të veprimit, të komunikojë jo vetëm me çdo institucion, por dhe me çdo zyrë të këtyre institucioneve. Medias duhet t'i krijohen kushtet që mos ketë asnjë pengesë në marrjen e informacionit dhe në dhënien e çdo informacioni për çdo vendimmarrje të qeverisë së ardhshme.