Grabitet arka e karburant "Kastrati"
15/01/2005 Mëngjesin e djeshëm u grabit nga një person i armatosur me pistoletë, arka e karburant "Kastrati", në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Yrshek. Grabitësi ka marrë nga sirtari 10 mijë lekë të reja, xhiro e orëve të natës. Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin.
Ngjarja
Ora shënonte 07.00 e mëngjesit, kur në derën e dhomës ku qëndronte roja i karburantit, u dha një person që mbante në duar një pistoletë TT. Burime nga Komisariati i policisë nr.4, bëjnë të ditur se, punonjësi i shoqërisë "Kastrati" kishte tentuar të kërkonte ndihmë me anë të sinjalit të alarmit, por hajduti e kish urdhëruar të mos lëvizte. Në të kundërt do t'ia shkrepte në kokë të gjithë plumbat e armës. Në të tilla kushte, roja nuk kishte patur mundësi tjetër, veçse të zbatonte kërkesat e tij. "Më jep të gjitha paratë që ke në sirtar. Shpejt të them, mos humb asnjë sekondë. Unë e di që ju keni shumë punë natën, ndaj mos u mundo të më gënjesh për shumën. Luaj duart, se do të heq qafe", ishin fjalët që grabitësi i kish drejtuar punëtorit. Ky i fundit u shpreh më pas për policinë se, në arkë bëhehsin gjithsej rreth 10 mijë lekë të reja. Me të marrë paratë, hajduti ishte larguar. Por koha relativisht e gjatë që ai qëndroi në kabinën e rojes, e kishte tradhtuar. Punëtori i kanosur kishte arritur ta njihte. "Ishte një banor i fshatit Yrshek. E kam parë shpesh këndej rrotull. Kujtoj me përpikmëri të gjithë detajet e pamjes së tij të jashtme", dëshmoi punonjësi i karburantit për grupin hetimor. Të njëjtat burime saktësojnë se, grabitësi është identifikuar dhe ka nisur puna për kapjen e tij. Gjeneralitetet nuk publikohen për arsye hetimore.