E Diel, 1 Nëntor 2026

Toska mbron transportin e liçensuar

15/01/2005  Ministria e Rendit Publik mbështet transportin privat të liçensuar. Një udhëzim i titulluar kësisoj, firmosur nga Igli Toska, synon përmbushjen e përgjegjësive për rritjen e parametrave të sigurisë në përdorimin e rrugës, që rrezikohet nga konkurrimi që i bëhet punës së ligjshme nga “puna e zezë”. Zëdhënësi për shtyp i dikasterit blu, Florion Serjani, shprehet se në këtë dokument udhëzohen strukturat e Policisë së Shtetit, që të ruajnë një komunikim të qëndrueshëm me subjektet që cënohen nga aktivitetet e paligjshme dhe institucionet përgjegjëse në fushën e punësimit dhe transportit rrugor. Ministri i Rendit kërkon të reflektohet nga Policia e Shtetit brenda detyrimeve institucionale, në përmbushje të kërkesave të ligjshme të subjekteve të interesuara, duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm me objekt mbrojtjen e punës së ligjshme nga ajo e paligjshme në fushën e transportit rrugor, si dhe duke ndërmarrë sanksione të ashpra ligjore ndaj shkelësve të konstatuar të ligjit. Duke i garantuar për angazhimin e policisë në zgjidhjen e problemit, ftohen sindikatat që përfaqësojnë shoferët e taksive, apo edhe vetë taksistët që të japin ndihmesën e tyre. Ata mund të depozitojnë në polici informacione që kanë për automjetet që shkelin ligjin. Ministria e Rendit kërkon nga subjektet përfaqësuese të drejtuesve të automjeteve taksi që të zbatojnë legjislacioni për tubimet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›