Nano Xhafës: Nuk gëlltitet mosekstradimi i kriminelëve
15/01/2005 Në analizën e Ministrisë së Drejtësisë, Kryeministri Fatos Nano ka qenë kritik në disa episode të rëndësishme dhe i ashpër në disa të tjera. Nano ka filluar me vlerësim bisedën e tij në analizë, duke thënë se, "besoj se duhet të rivlerësojmë në vitin e fundit konsolidimin e arritjeve të strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit dhe atë realitet që sistemi i ndërtuar, 'drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar', është bërë vërtet funksionues dhe i prekshëm".
Kryeministri ka përgëzuar për legjislacionin e përmirësuar dhe punën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, por ka shtuar se "do të doja t’ju përgëzoj për hartimin dhe miratimin e legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe atij për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u informova për rritjen progresive të numrit të çështjeve të trajtuara prej këtyre gjykatave". Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka kujtuar dështimin e ekstradimit të Altin Arapit, Orik Shytit e të tjerë të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Nano ka pohuar se, "Ministria e Drejtësisë duhet të vazhdojë ta konsolidojë rolin e saj në vazhdim të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Nuk mund të gëlltitet kollaj as nga ne as nga opinioni dështimi i ekstradimit të kriminelëve, që gjejnë strehë në shtete të ndryshme".
Përmbarimi
Përmbarmi ka qenë një nga shënjestrat e Kryeministrit, duke evidentuar faktin e diskutueshmërisë së vendimeve të prera të gjyqësorit. Sipas numrit një të Qeverisë: "Shërbimi i Përmbarimit, nuk mund të vazhdojë të kompromentojë besueshmërinë e vendimeve gjyqësore, duke i zbatuar ato me vonesë. Pra, ky shërbim duhet të jetë më aktiv në zbatimin e titujve ekzekutivë me karakter fiskal, apo me detyrime të tjera ligjore". "Ligji është i barabartë për të gjithë dhe para tij jemi të gjithë të barabartë. Kjo është aksioma që ju juristët na keni ngulur të gjithëve në kokë dhe prandaj, edhe unë kërkoj që të jetë pjesë e filozofisë së punës, që nga përmbaruesi i zyrës më të largët të këtij shërbimi, ashtu dhe nga drejtuesit më të lartë shtetërorë, të cilët ende ndodh të shpërfillin vendimet e formës së prerë të dhëna nga gjykatat".
KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjerë shqetësimin e kreut të qevrisë për gjykatat. Gjyqtarët e korruptuar nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së Kryeministrit në anlizën e djeshme. Ai ka pohuar se, "nuk mund të mos kërkoj zbatimin me përpikmëri të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, rritjen e profesionalizmit në gjykim dhe vazhdimin e aksionit ligjor për pastrimin e radhëve të gjyqësorit nga të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit".
Shyti, Arapi, Spahiu të kërkuarit që u bënë azilantë
Altin Arapi, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, janë tre nga krerët e organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" që kanë "mundur" drejtësinë shqiptare vitin e shkuar, duke mos u ekstraduar. Në Bazel të Zvicrës, me 6 shkurt 2004 arrestohen Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu, të kërkuar pasi në ngarkim të tyre rëndonin dhjetëra akuza. Në bruksel me 30 tetor 2004 arrestohet Altin Arapi akuzuar për 24 vepra penale, ku akuza më e fundit ishte vrasja e gardistit Genci Sina, shoferit të familjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Bërja gati e dosjeve të ekstradimit dhe përcjellja e tyre drejt Belgjikës dhe Zvicrës, mori përgjigje negative nga autoritetet perëndimore. Të dy shtetet i thanë jo ekstaradimit, duke marrë si shkas motivet politike, prej të cilëve fituan të pandehurit e organizatës "Hakmarrja...,tashmë në mungesë. Të tre janë në pritje të marrjes së statusit të azilantë politikë në vendet ku qëndrojnë.