E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati tekstet për vitin e ri shkollor

Miratohen tekstet alternative në shkollat 9-vjeçare për vitin e ardhshëm shkollor.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Bordi i Miratimit të Teksteve (BOM) ka përfunduar vlerësimin e teksteve të paraqitur nga shtëpitë botuese. Rreth 24 prej tyre ofruan fillimisht 169 tekste, nga të cilat BOM-i miratoi për vitin 2008-2009, 104 tekste alternativë. Sipas reformës së Altertekst që po aplikohet tashmë prej dy vitesh, vlerësimi i ofertave të paraqitura bëhet në bazë të kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, të çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore. Ky proces u realizua nga rreth 200 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Mesatarisht një titull lënde do të ketë deri në 3 tekste alternativë, ndër të cilët vetë mësuesit do të zgjedhin më të përshtatshmin për nxënësit e tyre. Këtë vit janë pajisur me tekste të reja edhe klasat e 5-ta dhe të 9-ta. Në sajë të kësaj reforme synohet arritja pranë standardeve evropiane të cilësisë së teksteve shkollore për një cig.kël 3-4-vjeçar. Po kështu edhe ulja e çmimeve përkatëse në rrjedhim të konkurrencës në tre "Me anën e Altertekstit mësuesi bëhet vendimmarrës në përzgjedhjen e tekstit me të cilin do të punojë. Kjo zhvillon edhe autonominë shkollore", sqaron MASH. Sakaq me anë të kësaj praktike i jepet fund kapitullit të përfolur të tenderëve me shtypshkronjat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›