E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmi të rreme ndaj UÇK-së, pranga tre serbëve

Prishtinë - Tre serbë janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë detyruar të tjerë bashkëatdhetarë të tyre për të bërë dëshmit të rreme për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja. Njëri prej të arrestuarve, është banor i Kosovës.

“Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale dhe atë duke premtuar të holla dhe të mira materiale se paku një personi që ata të deklarojnë dhe të dëshmojnë se ata kanë qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi Beka.

Sipas policisë, të arrestuarit i kanë, viktimave iu kanë ofruar shuma të hollash mbi 50 000 euro që të bëjnë dëshmi të rrejshme për gjoja transplantimin e organeve njerëzore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›