Çekia nuk do të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova
Pragë - Çekia nuk do të ulë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë. Deklarata është bërë nga ministri i Mbrojtjes çeke Martin Bartak, i cili ka shtuar se vitin e ardhshëm do të dërgojë në kuadër të KFOR-it 550 trupa, aq sa shërbejnë tash në bazën në Shajkovc.
“Ne e kemi mandatin siç e kemi miratuar në qeveria dhe ia kemi dërguar Parlamentit, deri 550 ushtarë për vitin 2010”, ka thënë Bartak për të përditshmen “Pravo”. Për sa i përket vendimit të NATO-s për reduktimin e trupave të KFOR-it, ai ka thënë se kjo nuk do të thotë asgjë për Çekinë.