E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia, Isufi: Pashë një shtetas të djegur në Qafë-Gjashtë dhe një të lidhur



Procesi në ngarkim të të pandehurve të masakrës së Qafë-Gjashtës ka vijuar dje me dëshminë e një tjetër shtetasi nga Saranda, Alush Isufi. Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, ky shtetas solli edhe njëherë pasngjarjen e ndodhur në vitin 1997, ku mbeti i vdekur një polic dhe një prej tyre u mbajt peng për disa ditë. Sipas dëshmisë së tij, në Qafë-Gjashtë shkoi pasi kishte përfunduar ngjarja. “Kur shkova në Qafë-Gjashtë pashë një person që e kishin vrarë, ishte i djegur dhe një tjetër që e mbanin të lidhur”, - është shprehur Isufi për policin e vrarë, Gjergji Mehmeti dhe policin e mbajtur peng, Eduard Alija. Këto kanë qenë disa nga detajet e rëndësishme të ngjarjes së rëndë, të cilat janë deklaruar nga dëshmitari, për të vijuar më pas me leximin e deklarimeve të dy shtetasve të tjerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›