E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia certifikon dy oficerë të lartë

27/05/2009  Përfunduan kursin ndërkombëtar për oficerë të lartë nga shkolla rumune

Ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit i ka dyert e hapura vetëm mbi bazën e aftësisë

TIRANE- Dy punonjësit e policisë së shtetit Çlirim Mysaferaj dhe Eldor Budo, kanë marrë dje certifikatat e diplomimit, pasi përfunduan me sukses kursin ndërkombëtar për oficerë të lartë, kurs ky që organizohej nga shkolla rumune e xhandarmërisë “Mihai Viteazul”, në bashkëpunim edhe me xhandarmërinë franceze. Ceremonia e certifikimit të tyre u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit ku morën pjesë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ambasadorja e ambasadës franceze në Shqipëri, Daviet Maryse, Ambasadori i Rumanisë, Viorel Stanila, Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi si dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë. Gjatë fjalës së tij Prençi falënderoi qeverinë franceze dhe atë rumune në kontributin që kanë dhënë në trajnimin e oficerëve të policisë shqiptare. Ndërsa nga ana tjetër ministri i Brendshëm Nishani theksoi se policia e shtetit i ka dyert e hapura vetëm mbi bazën e aftësisë, kontributit dhe aftësisë së gjithë secilit që do të ishte i interesuar të punonte në radhët e uniformave blu. Të rëndësishme në punën e policisë, ministri vlerësoi kontributin e misioneve policore “PAMECA” dhe “ICITAP”, të cilët me anë të asistencës së tyre implementuan standarde të larta në policinë shqiptare. Mësohet se kursi për oficerë të lartë ka zgjatur 5 muaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›