E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh gruan në mes të lagjes, justifikimi “më fyeu”

27/05/2009  Arrestohet agresori

ELBASANI- E rreh në mes të lagjes gruan që bashkëjetonte, nuk duroi dot nga një fyerje. Ngjarja ka ndodhur dhe është ndjekur nga shumë dëshmitarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Një burrë ka goditur me mjete të forta një 35-vjeçare duke i shkaktuar dëmtime në të gjithë trupin ndërsa shkaku një ofendim nga ana e gruas. Për këtë ngjarje është proceduar penalisht shtetasi Fatmir S., 42 vjeç, lindur në Belësh dhe banues në Elbasan sepse rreth orës 19.00 në lagjen “5 Maj” teksa po ecte me gruan me të cilën bashkëjetonte, shtetasen Bukurie V., ka reaguar dhunshëm teksa diskutonin. Pasojat kanë qenë dëmtime në të gjithë trupin për gruan e re. Burri është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime mbi atë që kishte ndodhur. Nga burime policore bëhet e ditur se shkaku që ka sjellë ngjarjen ka qenë një fyerje. Gruaja pasi ka marrë mjekimet është larguar nga spitali. Policia e ka klasifikuar si plagosje të lehtë me dashje. 42-vjeçari kishte precedent për prodhim dhe shitje të narkotikeve. Dhuna vazhdon të shënojë raste ku protagoniste janë femrat, të cilat përfundojnë viktima të dhunës në shumicën e rasteve të bashkëshortëve, të ish-bashkëshortëve dhe të dashurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›