Pranga të dyshuarit për shpërthimin tek Azotiku
Policia e Fierit arrestoi autorin e shpërthimit në ambientet e ish-uzinës së Azotikut, me qëllim vjedhjen e telave të bakrit.
FIER / MAJLINDA RAMA
Mësohet se Arben Hoxha, 41 vjeç nga Fieri është akuzuar për këtë ngjarje, por ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me shpërthimin. Ndërkohë, ngjarja që ndodhi mesnatën e së dielës ka alarmuar qytetarët fierakë. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, reagoi dje duke pohuar se prania e lëndëve kimike dhe mungesa e sigurisë në këto ambiente rrezikon sigurinë e bashkëqytetarëve të tij. I pyetur për sigurinë e komunitetit fierak, Zeqaj u shpreh se duhet një seriozitet më i madh në trajtimin e çështjeve, që lidhen me objektet e rëndësisë së veçantë. Sipas tij, mbrojtja e këtyre objekteve duhet të bëhet nëpërmjet Policisë së Rendit ashtu sikurse mbroheshin në kohën, kur industria ishte në aktivitet të plotë. Zeqaj shtoi më tej se do t'i kërkojë kryeministrit që uzina e Azotikut, e cila është një objekt i një rëndësie të veçantë dhe që mbart një rrezik të madh për komunitetin, të ruhet nga Policia e Shtetit. "Ekspertë të fushave të ndryshme duhet të japin mendime dhe ky objekt duhet të ruhet nga Policia e Shtetit. Policia private nuk ka strukturat e domosdoshme për ta bërë këtë", theksoi ai. Më tej kryebashkiaku akuzoi qeverinë, e cila sipas tij, nuk po tregohet transparente në lidhje me privatizimin e kësaj vepre. "Qeveria duhet të bëjë më transparente çështjen e azotikut. Unë sot nuk di asgjë lidhur me privatizimin e Azotikut. Shumë specialistë që kanë punuar gjithë jetën e tyre në këtë uzinë, nuk e dinë se çfarë bëhet me fatin e ish-gjigantit të plehrave kimike", u shpreh kryebashkiaku i Fierit. Ndërkohë, policia e Fierit bëri të ditur se rreth orës 01:00 të së hënës, bëri të mundur prangosjen e autorit të shpërthimit. Sipas tyre, Hoxha ka tentuar të vjedhë kabllo të tensionit të lartë, të cilat në përbërje të tyre kanë pasur pjesë bakri. Ai është banor i zonës, ndërkohë që qëndronte në të ashtuquajturin sheshin "Omonia" për t'u marrë si punëtor me mëditje. I arrestuari por edhe familjarët e tij nuk pranojnë akuzën. Madje, këta të fundit u shprehën se "Na kanë gjetur ne që jemi të varfër dhe që nuk mund të mbrohemi, por policia ende nuk e ka arrestuar autorin e vërtetë, që shkaktoi shpërthimin tek ish-uzina".