E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e Agim Shehut: “Biseda ime në telefon me Bizhgën”

Autori i Lajmit: Redaksia
Ish-shefi i komanduar në Komisariatin e Vlorës, Sokol Bizhga, i cili bashkë me 3 efektivë të tjerë u zu në pritë më 4 mars të vitit 1997 në Qafë-Gjashtë, nga persona të armatosur mësohet ti ketë kërkuar zv.ministrit të Rendit të asokohe njëherazi drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agim Shehu, të shkonte në Komisariatin e Sarandës, pasi në Vlorë i rrezikohej jeta.
Dëshmia vjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën ndaj 10 të akuzuarve për masakrën e Qafë-Gjashtës. Ish zv.ministri i Brendshëm njëkohësisht edhe ish-drejtor i Policisë së Shtetit në vitin 97 ka rrëfyer në seancën e djeshme detaje të bisedës telefonike të zhvilluar me Sokol Bizhgën para dhe pas mbërritjes së tij në Sarandë.
Dëshmia
“Kur më tha se donte të ikte në Sarandë- ka rrëfyer Shehu- unë i kërkova Bizhgës të përpiqej të ringrinte komisariatin e policisë, nëse kjo gjë do të ishte e mundur”. Më 4 mars 1997, pasi kishte mbërritur në Sarandë, i shoqëruar nga policët Gjergji Mehmeti, Eduart Alija dhe Myzafer Blushi, Sokol Bizhga është lidhur sërish në telefon me Agim Shehun, ku sipas këtij të fundit i ka pohuar se kishte konstatuar se komisariati i Sarandës ishte i pamundur të ringrihej. Në të tilla kushte dëshmon Shehu, i thashë të qëndrone në Sarandë nëse kishte njerëz ku mund të mbështetej, në të kundërt të kthehej në Tiranë. Orë më vonë, pas kësaj bisede Shehu thotë se ka mësuar në rrugë jo zyrtare lajmin se një funksionar policie kishte mbetur i vrarë në Qafë-Gjashtë. Më vonë u sqarua se ishte vrarë Gjergji Mehmeti, ndërsa Sokol Bizhga kishte mundur të mbërrinte në Gjirokastër. Shehu vazhdon më tej se kontaktoi me komisariatin e Gjirokastrës, drejtuesve të të cilit i kërkoi të garantonin ardhjen e Bizhgës në Tiranë. Pasi mbërriti në kryeqytet Shehu ka deklaruar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit se prita u është ngritur për shkak të detyrës, pra ngjarja ishte vetëm për shkak të rebelimit të grupeve të armatosura nga forcat e shtetit. Agim Shehu tha se sdinte më tej detaje për ngjarjen, dhe se hetimet atë kohë nuk u zhvilluan për shkak të situatës së trazuar. Për masakrën e datës 5 mars 1997 ku ka mbetur i vrarë një punonjës policie sipas ish zv.ministrit të Brendshëm Shehu e ka mësuar një ditë më vonë.
Dëshmitë e rëndësishme
Sipas prokurorisë së krimeve të rënda mësohet se sapo punonjësit do të largoheshin nga qyteti bregdetar janë ndaluar nga një makinë e tipit benz dhe mes punonjësve të policisë Gjergj Mehmeti së bashku me Sokol Bizhga, Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj, dhe atyre që ndodheshin në makinë ka nisur një shkëmbim zjarri ku ka mbatur i vdekur polici Gjergj Mehmeti ndërsa të tjerët janë larguar. Për lëtë ngjarje janë arrestura 5 persona. Mësohet nga burimet e akuzës se përveç dëshmive të personave të ndryshëm që kanë dijeni për çështjen, dëshmia kryesore vlerësohet ajo e efektivit të policisë, Eduart Aliaj i cili u mor peng për disa ditë në qytetin e Sarandës nga të pandehurit, të cilët ushtruan dhunë çnjerëzore mbi të. “Dëshmia e dhënë para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është rrëqethëse dhe mjaft e provuar, pasi ka dëshmuar dhe drejtuar gishtin te thuajse të gjithë të pandehurit të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij”,-thuhet nga prokuroria. Përveç këtyre dëshmitarëve, edhe disa nga të pandehurit kanë pranuar të bashkëpunojnë me organin e akuzës duke dhënë detaje të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e çështjes. Mes të pandehurve që kanë pranuar të flasin, sipas akuzës, janë Vladimir e Nestor Sinani si dhe Edmond Bejko, të cilët kanë deklaruar “të vërtetën” e ngjarjes së 4 marsit 1997, ku makina me katër efektivë të policisë u sulmua me armë zjarri.
Të akuzuarit
Në bankën e të akuzuarve gjenden sot Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa, Edmond Sejko, Arben Këndezi, Agron Qurku, Mikel Këndezi, Aleksandër Bala, Ristan Lapa. Ata akuzohen se vranë dhe dogjën punonjësin e policisë, Gjergji Mehmeti, ndërsa mbajtën dhe torturuan për orë të tëra efektivin tjetër Eduart Alinë. Sokol Bizhga dhe Myzafer Bushi mundën të shpëtonin.

Të pandehurit

Vladimir Sinani,

Nestor Sinani,

Alqi Paguni,

Eduart Cipa,

Edmond Sejko,

Mikel (Flamur ose Vladimir) Kendezi,

Arben Kendezi,

Agron Qurku,

Aleksander Bala

Ristan Lapa

Ky lajm është publikuar: 21/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›