Fytyra e re e Skënderbeut
Autori i Lajmit: RedaksiaNë vitin 1950-të ishin rusët që luajtën Heroin Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin- Skënderbeu. Një aktor rus luajti rolin e tij në këtë film. Tani është Roy Stevens që do të luajë këtë rol. Roy Stevens nuk është shqiptar dhe nuk ka paraardhës që janë të tillë. Megjithatë Tenori nga Modesto do të luajë Heroin Kombëtar të Shqipërisë në një opera për të festuar 100 vjetorin e Pavaresise. Ai do të portretizoj rolin kryesor në operën “Skënderbeu” në kryeqytetin shqiptar Tiranë, në vitin 2012. Stivens tha se ishte i habitur që ishte ofruar roli. “A mund ta imagjinoni SHBA-në të zgjedhi një të huaj për të luajtur George Ëashington apo Abraham Lincoln në një festë kombëtare?” – është shprehur ai.
Stevens u ndihmua në këtë rol në fakt pasi ai duket se ngjan shumë si aktori rus që luajti Skënderbeun në një version filmi në 1950, e që u realizua nga sovjetikët. Gjithsesi, ai është shprehur se është tepër i kënaqur për të marrë detyrën. “Ky është një rol që ndez imagjinatën time,” shprehet ai. Shqipëria ka vetëm 3.6 milion njerëz dhe gjendet pranë Greqisë dhe vendeve të ish-Jugosllavisë. Lindur në 1405, Skënderbeu ishte një gjeneral, emri i të cilit do të thotë “Zoti Aleksandër”, pas Aleksandrit të Madh. I njohur si “Dragoi i Shqipërisë”, Skënderbeu është i famshëm për shmangjen e ushtrisë së Perandorisë Otomane për më shumë se dy dekada. "Ai ishte drita e vetme e ndritshme në 3.000 vjet të historisë shqiptare," thotë Stevens. Stevens u caktua për të luajtur Skënderbeun pasi ai luajti mbretin Herodin në operën “Salome” në Shqipëri në muajin nëntor. Stevens tha se ai nuk është i shqetësuar që do të këndojë në shqip, sepse ai ka një aftësi për të mësuar gjuhë të huaja. Ai ka kënduar profesionalisht në 11 teatre në mbarë botën, duke përfshirë Teatro alla Scala në Itali, Metropolitan Opera në Nju Jork dhe Semperoper Dresden në Gjermani. I diplomuar në 1975 në Shkollën e Lartë të Modestos, Stevens u shfaq në Modesto më së fundi në prodhimin e Toënsend Opera Players në Qendrën e Arteve Gallo. Me tre vjet deri në datën e shfaqjes, është e mundur që “Skënderbeu” të mos përfundoset, tha Stevens. Por ai mendon se do jetë gati dhe e pret me padurim mundësinë. “Është një nder i pabesueshëm për një të huaj të kërkohet të luaj heroin kombëtar të një vendi tjetër.”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqipetare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund ti bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Shumë autorë shqiptarë dhe te huaj kanë shkruar për Skënderbeun. Më poshtë po renditim veprat e tyre: Marin Barleti Fan Noli Sabri Godo Fatos Daci. Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).
Ky lajm është publikuar: 21/01/2010