Zbulohet banda, trafikoi 27 fëmijë shqiptarë
ITALI – Dhjetë persona u arrestuan dje nga policia italiane me akuzën se kanë trafikuar fëmijë shqiptarë në moshë të mitur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat konfirmojnë se është arrestuar edhe kreu i bandës së trafikut të fëmijëve klandestinë, një 39-vjeçar nga Shqipëria. Sipas policisë, të arrestuarit u merrnin klandestinëve shuma nga 3 mijë deri në 3500 euro për të kaluar ilegalisht nga Shqipëria në Itali përmes Sllovenisë. Sipas mediave të vendit fqinj, operacioni për arrestimin e trafikantëve është kryer në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare. Hetimet morën shkas nga rasti i ndalimit në Itali të 43 klandestinëve shqiptarë, mes të cilëve policia numëroi plot 27 fëmijë të mitur. Pas zbulimit të këtij rasti policitë e dy vendeve zgjeruan hetimet duke arritur të zbulojnë se i njëjti grup trafiku kishte dërguar në drejtim të Italisë nga Shqipëria grupe të ndryshme klandestinësh të mitur në 16 raste të tjera. Pas zbulimit të këtyre rasteve policia italiane gjatë hetimeve të saj arriti të zbulonte se një pjesë e mirë e aktivitetit të personave të arrestuar ishte përqendruar në trafikimin e të miturve shqiptarë, të cilët shfrytëzoheshin në Itali pasi mbërrinin atje në rrugë ilegale nga Shqipëria. Burime të policisë shqiptare konfirmojnë gjithashtu se, pjesa e bandës e cila vepronte në Shqipëri me grumbullimin e më pas nisjen e klandestinëve drejt vendeve tranzit si Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia me destinacion Italinë, është arrestuar disa muaj më parë në Tiranë dhe në Laç ku janë kapur 12 persona. Ata janë akuzuar për dhjetëra episode trafiku duke përfshirë kalimin e klandestinëve drejt Italisë me skaf, por edhe në rrugë tokësore.