Dëshmia në gjykatë: “Burrit i qëllova me thikë për vetëmbrojtje”
Tiranë - Alibia e gruas që vrau burrin nuk është pranuar nga gjyqtarja e gatshme e Tiranës. Dëshmia e 28 - vjeçares se thikën e përdori për vetëmbrojtje nuk e ka lehtësuar pozicionin e saj mbi ngjarjen e tri ditëve më parë ku mbeti i vdekur Mirash Doda. E arrestuar katër ditë më parë për vrasjen e burrit të saj, togat e zeza kanë vendosur të lënë në “arrest me burg” 28-vjeçaren Vitore Suçi. Masa e sigurisë është dhënë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e 28-vjeçares. Gjatë seancës gjyqësore, e akuzuara Vitore Suçi ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti të vazhdueshëm brenda familjes. Sipas saj atë ditë ajo kishte bërë gati rrogat e saja për t’u larguar përgjithmonë. Madje i pranishëm ka qenë edhe babai i saj që kishte ardhur për ta marrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë në banesën e çiftit në lagjen “Bregu i Lumit”. Vitore Suçi është arrestuar nga policia për vrasje me thikë në kraharor burrin e saj 40- vjeçarin Mirash Doda. Sipas deklarimeve të prokurorisë mësohet se hetuesit kanë zbardhur marrëdhëniet e acaruara mes bashkëshortëve të cilët kishin më tepër se një muaj që ishin martuar. Për marrëdhëniet midis çiftit ka dëshmuar edhe nëna e viktimës e cila ka pranuar se i biri në të shumtën e rasteve ishte i alkoolizuar.
29 Gusht 2008