Trafiku i kokainës, furtunë shkarkimesh në Ambasadën Shqiptare në Romë
Ministria e Jashtme ka gati shkresën e largimeve, rrezikojnë sekretarët dhe përgjegjësit e shërbimit të fshehtë. Verifikim lëvizjeve të automjeteve, urdhrave të dhëna dhe aktivitetit të diplomatëve
Luan Kondi
Tiranë - Pas skandalit të arrestimit të Arsen Selmanllarit, shofer në Ambasadën Shqiptare në Romë me 1 kg kokainë nga Policia italiane, telashet nuk kanë të sosur edhe për trupin diplomatik atje. Ngjarja e rëndë, përveç hetimeve policore, do t’u nënshtrohet edhe procedurave të verifikimit të të gjitha lëvizjeve, hyrje-daljeve të automjeteve, urdhrave të lëshuar për realizimin tyre, si dhe aktivitetit të gjithsecilit prej diplomatëve të ambasadës, apo konsullatave në Milano dhe Bari. Informacionet policore italiane prej kohësh kishin sinjale për sjellje jokorrekte, aktivitet joligjor brenda trupit diplomatik shqiptar, madje situata që ishte krijuar atje do të shpërthente një ditë, sikurse dhe ndodhi me prangosjen në flagrancë të Selmanllarit, i cili pritet të “zbërthehet” për të hedhur dritë mbi trafikun e narkotikeve. Pavarësisht kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme nga ana e saj nuk do të rrijë duarkryq, por ka gati lëvizjet, madje përjashtimet përgjithnjë nga Shërbimi Diplomatik të disa personave. Shkresa është gati, ajo pritet vetëm t’i përcillet zyrtarisht përfaqësisë sonë në Itali.
Përgjegjësia
Furtuna pritet të ndodhë në radhët e diplomatëve, kryesisht të sekretarëve të Ambasadës Shqiptare në Romë, përgjegjësve të shërbimit sekret, apo të personave që mund të kenë neglizhuar zbatimin e detyrës. Ende nuk dihet nëse është raportuar në Ministrinë e Jashtme apo dhe në instanca të tjera për faktin se Policia e vendit përtej Adriatikut kishte 8 muaj që hetonte trafikun e drogës, derisa arriti të vinte në pranga shoferin e Trupit Diplomatik, realizuar kjo me përgjimin e telefonatave dhe lëvizjeve. Po ashtu, me përgjegjësi duket se do të ngarkohen edhe të tjerë persona, të cilët duhet të kishin kryer detyrën e tyre në mungesë të ambasadorit Kola, kur ky i fundit ishte me pushime, për verifikimin e urdhër-daljeve të makinave të ambasadës, të cilat mbajnë targa CD. Nuk dihet nëse oficeri i koordinimit të përfaqësisë, i cili duhet të kishte pasur dijeni nga pala italiane për atë që po ndodhte për muaj të tërë, të ketë raportuar situatën. Furtuna duket në prag dhe mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë vetëm ambasadori dhe pak diplomatë.
Shkarkimet
Edhe pse duket sikur dikasteri i Diplomacisë po e kalon në heshtje këtë skandal, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë pasi sektorët e tij po merren me analizën e ngjarjes. Zyrtarisht nuk thuhet asgjë se ç’po ndodh në verifikimet e procedurave apo përgjegjësive që mbajnë eprorët e shoferit të përfaqësisë sonë diplomatike në Itali. Verifikimet e dikasterit kanë të bëjnë me faktin se si mund të ketë lëvizur makina e ambasadës kur për të duhet urdhër nga eprorët (ambasadori ose sekretari i parë i ambasadës). Madje, edhe kur jepet urdhër lëvizjeje ai e ka destinacionin e përcaktuar qartë në bazë të rregullores për funksionimin e ambasadave, që sqarojnë rastet e lëvizjeve të makinave me targë CD. Deri tani ambasadori Llesh Kola ka deklaruar se shoferi ka lëvizur pa leje, por burime të sigurta thanë se rregullorja e ndalon kategorikisht lëvizjen e mjeteve pa leje të titullarit, aq më tepër pa destinacionin apo dhe shërbimin që ajo do të kryejë. Ndër të parat çështje që do të verifikohen është pikërisht ky: Kush e dha urdhrin për lëvizjen e fundit dhe fatale të makinës me targa CD?! Hetimet e para: duhet të verifikohet se çfarë bënin shërbimet e informacionit dhe të mbikëqyrjes në Ambasadën Shqiptare në Romë kur dihet se edhe më parë ka pasur një rast kur një diplomat shqiptar u cilësua i padëshiruar nga italianët, ndërsa i vëllai i tij u dënua më burg për pjesëmarrje në grup kriminal.
Trupi Diplomatik shqiptar në Itali
AMBASADOR
Shkëlqesia e Tij, z. Llesh KOLA
Bashkëshortja, znj. Bardha KOLA
Sektori i Marrëdhënieve Politike dhe Shtypi
Z. Ilir TEPELENA – Këshilltar
Sektori i Bashkëpunimit Kulturor, Tekniko-Shkencor dhe Arsimor
Z. Visar ZHITI – Ministër Këshilltar
Bashkëshortja, znj. Edlira ZHITI
Sektori i Politikave të Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit Ushtarak
Z. Astrit ALIAJ – Kapiten i Rangut të Parë
Bashkëshortja, znj. Vjollca ALIAJ
Sektori i Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar dhe Organizatat Ndërkombëtare me bazë në Romë
Znj. Vera CARA – Sekretare e Parë
Sektori i Protokollit dhe i Marrëdhënieve me Trupin Diplomatik
Z. Ramazan Këllezi – Sekretar i Parë
Bashkëshortja, znj. Ledia KËLLEZI
Sektori i Diasporës dhe i Shoqatave
Znj. Zamira BUSHATI – Sekretare e Parë
Bashkëshorti, z. Shpëtim BUSHATI
Shërbimet Konsullore
Znj. Najada Alliu (Sojli) - Konsull
Bashkëshorti, z. Besnik ALLIU
Konsullatat Shqiptare në Itali
Milano
Z. Spartak Topallaj - Konsull i Përgjithshëm
Bari
Z. Artur Shehu - Konsull i Përgjithshëm
Arrestimi
Shoferi i Ambasadës Shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari, u kap me një kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës me targa diplomatike. Burime zyrtare të Antimafies rajonale në qytetin e Milanos thanë për mediat italiane se shqiptari Selmanllari, edhe pse ishte me dokumente dhe makinë me targa diplomatike, u kontrollua nga policia italiane pasi kishte informacione dhe dyshime të sigurta se ai po transportonte drogë për llogari të një rrjeti trafikantësh. Bashkë me shoferin e Ambasadës është arrestuar edhe një femër, që mendohet se është e dashura e Selmanllarit. “Arrestimet e dy shtetasve shqiptarë janë kryer gjatë një kontrolli policor në autostradë, në dalje të Milanos. Policia i është afruar çiftit shumë qetësisht, pasi kishin parkuar në një vend të gabuar, por pyetjeve të tyre shoferi i është përgjigjur në mënyrë nervoze. Pas këtij reagimi, policia ka kërkuar që Selmanllari të hapte bagazhin e makinës, ku pas një kontrolli të vogël aty u gjet droga e paketuar në dy pako 500 gramshe, që mendohet se është kokainë”, - deklaruan burimet e policisë së Milanos. Gjithashtu, mësohet se kontrolli ndaj makinës me targa diplomatike nuk është bërë deri në momentin kur Policia italiane ka marrë dritën jeshile nga Ambasada Shqiptare në Romë. Kontroll ky që ka çuar në gjetjen e një çante sportive brenda së cilës ishte kokaina. “Gjatë ndalimit dhe lejes për t’i kontrolluar në makinë, shoferi Arsen Selmanllari ka replikuar me oficerët e Policisë duke u treguar atyre dokumentin e lëshuar nga Ministria e Jashtme Italiane, që e ndalon policinë të kontrollojë personat me imunitet diplomatik.
Skandali në media
Mediat kryesore italiane i kanë kushtuar një vëmendje jo të vogël çështjes së kapjes në flagrancë me 1 kg kokainë në makinën e tij, të shoferit të ambasadorit shqiptar në Romë. “Skandal në makinën e kryediplomatit shqiptar”, “Shoferi i ambasadorit shqiptar, korrier droge”, “Blici në Milano, ndalohet diplomati shqiptar me 1 kg kokainë në makinë” etj., ishin disa nga titujt që hapnin dje të përditshmet kryesore italiane lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Milano, ku mbeti i përfshirë shoferi i ambasadorit shqiptar në Romë. Mediat italiane ishin marrë edhe me detaje të tjera të kësaj ngjarjeje të bujshme. Ato përshkruanin masën e dënimit të dhënë nga një gjykatë italiane në Milano ndaj shoferit të Ambasadës Shqiptare në Itali, i arrestuar një ditë më parë nga Guardia di Finanzia pasi u kap me drogë në makinën e tij me targa diplomatike.
29 Gusht 2008