Rama refuzon takimin me Metën për koalicionin e së majtës
Kryetari i PS-së mbyll çdo mundësi negocimi me liderin e LSI-së. Rama: “PS-ja që drejtoj ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka refuzuar të takohet me ish-aleatin e tij, liderin e LSI-së, Ilir Meta, për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të koalicionit fitues së të majtës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009. Gjatë një interviste të dhënë për një televizion shqiptar, i pyetur nëse do të takohej me Metën në lidhje me këtë çështje, Rama ka preferuar ta anashkalojë atë, duke nënkuptuar refuzimin për t’u takuar me ish-aleatin e tij, Ilir Meta. “Unë dëshiroj të mbetem te konventa e demokratëve, te politika e re, të mbetemi te nevoja e madhe e njerëzve për të marrë në duar fatin e tyre, që nuk mund të jetë monopol, e përsëris, i një grushti politikanësh dhe mbi të gjitha më lejoni ta mbyll duke iu referuar atij bashkëqytetari që në një qark të Shqipërisë, duke marrë fjalën në një nga qindra takimet e ‘Dialogut me Shqipërinë’, tha: ‘Për sa kohë ne do të presim që problemet tona t’i zgjidhin 5 gjela në Tiranë, pulat tona nuk do të bëjnë asnjë vez뒔, - deklaroi Rama, i cili edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar të ndjekë punimet e Konventës së Demokratëve në Denver. Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se PS-ja do të arrijë të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009 edhe duke mos bashkëpunuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ndryshimi i PS-së
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi gjithashtu se partia që ai drejton po pëson ndryshime rrënjësore. Rama theksoi se PS-ja është në aleancë me qytetarët shqiptarë dhe do të ndryshojë politikën shqiptare, duke e vënë atë në shërbim të qytetarëve. “Partia Socialiste është në procesin e një transformimi rrënjësor të brendshëm dhe njëkohësisht në procesin e një transformimi rrënjësor të vetë politikës shqiptare. Në këtë sens doja t’i linim pas stereotipat që e shikojnë bashkimin apo ndarjen si llogari mes disa grupesh, që janë grupe të vetëquajtura parti, apo që mbrojnë interesa krejt personale dhe t’i japim jetë një bashkimi me qytetarët, përtej kufijve të partive dhe mbi të cilat duhet t’i japim mundësi qytetarëve ta përdorin PSSH-në si instrument për të ndryshuar shoqërinë, vendin dhe jetën. Në këtë sens do të përsëris se nuk ka një të majtë të ndarë, por ka një fuqi të madhe dhe një vullnet të madh për ndryshim nga ana e PSSH-së në funksion të një procesi të ri politik në Shqipëri. Shqipëria duhet të marrë në duar fatin e saj përmes një politike të re, ku ne duhet të kuptojmë se nuk janë zgjedhje mes PD-së dhe PSSH-së, të majtës e të djathtës, por mes të tashmes dhe së shkuarës”, - tha Rama.
Meta
Pak ditë më parë, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i pyetur nga gazetarët gjatë një interviste për shtyp, kishte deklaruar se nuk do të hezitonte të takohej me kryetarin e PS-së Edi Rama për çështje që kanë të bëjnë me ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për mbrojtjen e interesave të elektoratit të majtë në Shqipëri. “Për zgjedhjet e ndershme dhe votën e lirë të shqiptarëve, unë takohem jo vetëm me zotin Rama, por me cilido politikan. Ne kemi vetëm shqetësimin e votës së shqiptarëve dhe kemi shqetësimin që asnjë votë e opozitës të mos shkojë dëm. Por, nëse përfaqësuesit e Partisë Socialiste vazhdojnë të ecin në drejtim të gabuar, ne nuk mund t’i ndalojmë për momentin, por padyshim që do t’ua bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve rolin e tyre si nënkontraktor të Sali Berishës për të dëmtuar interesat e opozitës, interesat e demokracisë, për të degjeneruar votën e shqiptarëve”, - deklaronte një javë më parë kryetari i LSI-së Ilir Meta.
29 Gusht 2008