Dëshmia në prokurori e Ylli Pinarit
“Zgjodha të mos zbatoja urdhrin e ministrit për standardet e sigurisë së demontimit në Gërdec”.
Ish-drejtori i “MEICO”-s, Ylli Pinari, në pjesë e dytë të dëshmisë së dhënë para prokurorëve ka pohuar me gojën e tij se me ndërgjegje të plotë nuk e ka zbatuar urdhrin e ish-ministrit Mediu, i cili e ngarkonte Pinarin që të zbatonte standardet teknike të sigurisë në Gërdec. Pinari është shprehur se si ushtarak duhet ta kishte zbatuar urdhrin e Mediut, por ka shtuar se ky urdhër binte ndesh me detyrat funksionale të ndërmarrjes së tij. Por kreu i ndërmarrjes “MEICO”, nga ana tjetër, nuk ka treguar dhe nuk ka paraqitur asnjë argument nëse vetë ai kishte ngritur ndonjëherë si problem përplasjen mes urdhrit të ministrit dhe funksioneve të sanksionuara të ndërmarrjes që drejtonte.
Pyetje: Në Urdhrin nr. 2044, datë 07.12.2007 të ministrit të Mbrojtjes për kalim municioni ndërmarrjes “MEICO”, në pikën 8 ndërmarrja “MEICO” është caktuar që të përgjigjet për ruajtjen e standardeve të sigurisë. A mund të na shpjegoni se si është realizuar nga ndërmarrja juaj kjo detyrë?
Përgjigje: Jam në dijeni të kësaj pike të urdhrit dhe them se kjo pikë e urdhrit nuk përputhet me detyrat funksionale të kësaj ndërmarrjeje. Kjo pikë e urdhrit nuk sjell asnjë pasojë të drejtpërdrejtë ligjore për veprimtarinë e ndërmarrjes “MEICO”. Duhet të themi se kur një akt bie në kundërshtim me një tjetër akt, që është më i madh, pra akti për funksionimin e ndërmarrjes, atëherë prioritet ka akti që rregullon funksionin e ndërmarrjes dhe nga ky këndvështrim mendoj se nuk ka pasur asnjë shkelje nga ndërmarrja “MEICO”. Duke qenë ushtarak unë mund të mbaj përgjegjësi pse nuk kam zbatuar një urdhër, qoftë ky dhe i kundërligjshëm, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për pasojat e këtij urdhri. Mund të ketë akte nënligjore që mund të përcaktojnë përgjegjësinë e strukturave të tjera ushtarake për këtë pjesë të urdhrit, por absolutisht jo “MEICO”, e cila është një ndërmarrje tregtare komisionere, që absolutisht nuk ka në strukturën e saj forca ushtarake, të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike të urdhrit. Kështu që duke e konsideruar sa më sipër, nuk kam bërë asnjë nga detyrat e caktuara në këtë pikë, aq më tepër që sipas kontratës kjo është një përgjegjësi e palës që do të bënte demontimin, pra e firmës “Southern Ammunition”.
Pyetje: Në pikën 7 të këtij urdhri ngarkohet ndërmarrja “MEICO” të vërë në dispozicion të realizimit të projektit ambientet në administrim të saj në ish-brigadën e tankeve në rajonin e Gërdecit. A mund të na thoni se në çfarë rrethanash e keni marrë administrimin e këtyre ambienteve dhe si është zbatuar kjo pikë e urdhrit?
Përgjigje: Në administrim të këtyre ambienteve ndërmarrja “MEICO” është vënë bazuar në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes dhe si periudhë kohore nuk e mbaj mend me saktësi. Mbas urdhrit janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kalonte në pronësi të ndërmarrjes. Në lidhje me vënien në dispozicion të firmës “Southern Amunition” apo firmës “Albademil”, unë nuk kam kryer asnjë veprim dokumentar për vënien në dispozicion, pasi ata realisht, kur filloi të ekzekutohej kontrata e dytë, ndodheshin me të gjitha kapacitetet e tyre në këtë vend në këto ambiente. Pra, realisht, i kishin në përdorim ambientet. Në urdhrin e parë, që kishte të bënte me projektin e parë, ishte përcaktuar se ambienti do të jepej me qira nga Komanda e Forcës së Bashkuar, ndërsa në rastin e urdhrit të dytë shprehej vetëm se ambientet do t’i viheshin në dispozicion.
Pyetje: Si është kuptuar nga ana juaj vënia në dispozicion e ambienteve e cituar në urdhër dhe nisur nga rrethanat që ju jeni drejtor i një ndërmarrjeje tregtare fitimprurëse, a ju ka bërë përshtypje fakti që vinit në dispozicion ambiente në pronësi të ndërmarrjes tuaj dhe nuk merrnit qira prej tyre. Nëse po, në cilën instancë e keni ngritur problemin?
Përgjigje: Kjo pjesë e urdhrit nuk na urdhëron ta jepnim me qira, por thjesht të vinim në dispozicion për projektin. Kështu është kuptuar nga ana ime, mbasi nuk është shprehur dhënia me qira. Nuk është se e kam ngritur ndonjëherë si problem se përse ambienti nuk po jepej me qira.
Pyetje: Në pikën 9 të urdhrit Komanda e Forcës së Bashkuar dhe ndërmarrja “MEICO” janë caktuar që të ruanin rajonin e Gërdecit dhe depove të municionit. Njëkohësisht në këtë pikë përcaktohet se po këto subjekte përgjigjen dhe për hyrjen apo daljen e personelit të projektit?
Përgjigje: Edhe në lidhje me këtë pikë kam të njëjtën përgjigje që dhashë më lart, në rastin kur u dhashë shpjegime lidhur me pikën 8 të këtij urdhri. Gjithashtu dua të deklaroj se pronë e ndërmarrjes “MEICO” dhe transferim kapitali është bërë dhe në rastin e depos së municioneve në Memaj dhe në këtë rast këto depo ruhen nga Forcat e Armatosura.
Pyetje: Ju vetë personalisht a keni qenë ndonjëherë në ambientet ku kryhej demontimi dhe nëse po, për çfarë arsyesh?
Përgjigje: Po, unë kam shkuar në këtë ambient dhe me sa kujtoj, për rastin e kontratës së dytë duhet të kem shkuar dy herë me qëllim për të kontaktuar me punonjësit e mi. Di që aty kanë shkuar dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë.
Pyetje: Në pikën 11 të urdhrit, ju si drejtor i ndërmarrjes “MEICO” jeni ngarkuar për zbatimin e urdhrit në tërësi. Çfarë veprimesh keni kryer ju personalisht për zbatimin e urdhrit?
Përgjigje: Unë, në zbatim të urdhrit kam hartuar planin e masave në mbështetje të detyrave funksionale të ndërmarrjes “MEICO”. Unë e kam ndjekur zbatimin e detyrave që u ishte lënë sektorëve përkatës.
Pyetje: Në masat që keni caktuar është lënë detyrë nga ana juaj që të hartohet rregullorja e brendshme për qendrën e demontimit të municioneve në Gërdec. A mund të na thoni se për çfarë rregulloreje bëhet fjalë dhe a është hartuar ndonjëherë një rregullore e tillë?
Përgjigje: Kjo rregullore u takon detyrave funksionale të ndërmarrjes “MEICO”, siç e përcaktova më lart. Në këto momente nuk jam në gjendje t’ju konfirmoj nëse është hartuar ose jo një rregullore e tillë.
Pyetje: Si e shpjegoni faktin se ndërsa ju thoni që rregullorja parashikonte detyrat funksionale të ndërmarrjes “MEICO”, ndërsa në këtë pikë përcaktoni se kjo rregullore do të zbatohet nga kompania private?
Përgjigje: Gjithnjë bëhet fjalë për anën tregtare të ndërmarrjes “MEICO” dhe përbërja e grupit të punës e tregon këtë.
Pyetje: Për detyrë magazinimi dhe karakteri financiar ju jeni shprehur dhe në pika të tjera të programit të masave?
Përgjigje: Edhe kjo pikë është njësoj si të tjerat që kanë lidhje me kontratën.
Pyetje: Çfarë keni për të thënë në lidhje me faktin se firma “Southern Ammunition” në të vërtetë operonte me një operator shqiptar?
Përgjigje: Meqenëse mora vesh që firma “Southern Ammunition” do ta kryente aktivitetin me një subjekt shqiptar të quajtur “Albademil”, kërkova dokumentin e kontratës që kishin lidhur palët ndërmjet tyre, aktet e regjistrimit, NIPT-in etj., dokumente të cilat janë të gjitha pjesë e dokumentacionit zyrtar për këtë çështje. Vlera e parave e fishekëve të shitur për demontim kalohej në llogarinë e ndërmarrjes “MEICO” drejtpërsëdrejti nga kompania “Albademil” kundrejt faturave me TVSH, mbasi vetëm firma “Albademil” kishte NIPT. Nuk e kujtoj me saktësi, por ka qenë periudha gjatë përfundimit të kontratës së parë. Në lidhje me kontratën e dytë ajo është nënshkruar në Tiranë, në ambientet e ndërmarrjes “MEICO”. Për firmën “Southern Ammunition” ka nënshkruar Patrik Henri, i cili ka qenë vetë prezent. Kjo kontratë është përpiluar në gjuhën angleze dhe më pas unë duhet t’ia kaloja përkthyesit për përkthim. Por unë nuk ia kam kaluar këtë kontratë në atë kohë, por duhet t’ia kaloja më vonë. Dua të them se edhe në rastin e kontratës së parë përkthimi u krye disa kohë më vonë. Mbas kontratës që lidhi me ndërmarrjen “MEICO”, firma “Southern Ammunition” lidhi një nënkontratë mes saj dhe firmës “Albademil”. Sërish u ndoq një praktikë si në kontratën e parë edhe në këtë rast. Mbas nënshkrimit të kontratave unë e kam takuar Patrikun sërish në vitin 2007 dhe më tej në vitin 2008, kur ai kishte ardhur në Shqipëri.
1 Qershor 2009