Studimi: Dhjetë profesionet kryesore që do t’i rezistojnë krizës ekonomike
Kushtet e biznesit global pritet të përkeqësohen në katër vitet e ardhshme. Raporti i përket “Economist Intelligence Unit”, degë e “The Economist”
Ervin KOÇI
Revista prestigjioze “Economist Intelligence Unit”, degë e “The Economist” ka renditur disa prej faktorëve më kryesorë se si do të jetë ambienti për biznes në pesë vitet e ardhshme në 81 vende të botës. Por ndryshe nga shumë analiza të instituteve të ndryshme ndërkombëtare që kanë marrë në studim krizën, parashikimet dhe argumentet që vijnë prej “The Economist”, janë mjaftë të zymta sidomos për biznesin. Në klasifikim përfshihet mjedisi politik, financat dhe infrastruktura. Për gjysmën e këtyre vendeve kushtet ekonomike do të përkeqësohen. Ndërkohë që pikët e vendeve të varfra do të bien më shumë. Ndërkohë që Britania dhe Amerika sërish do të jenë më mirë se shumë vende të tjera. Vende me probleme financiare si, Ukraina dhe Venezuela do të përkeqësohen në mënyrë të konsiderueshme. Ky raport ofron një vlerësim sesi kushtet financiare globale dhe kriza ekonomike do të ndikojnë në ambientin e biznesit global, se si ato do të shkatërrojnë shumë vende pune, si dhe cilat do të jenë profesionet që do t’i mbijetojnë. Deri para pak kohësh pritej që ambientet e biznesin nëpër botë të vazhdonin të përmirësoheshin, duke reflektuar “marshin e ardhshëm drejt globalizimit”. Tani, pikët e vendeve të klasifikuara nga “The Economist” janë të ulëta për katër vjetët e ardhshme në krahasim me periudhën 2004-08. Më shumë se gjysma e vendeve pritet të kenë një ambient biznesi më të dobët se katër vitet e kaluara. Tendenca e përmirësimit të vazhdueshëm do të ndalet në disa vende.
Profesionet kryesore
Me gjithë krizën që do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, një pjesë e profesioneve dhe njerëzit që i zotërojnë do të jenë të mirëpozicionuar në tregun e punës. Menaxhim shitjesh ose zhvillim biznesi, është profesioni i parë që mendohet nga studiuesit se do të jetë pavarësisht krizës i mirëpozicionuar në tregun e punës dhe me pagesë vjetore nga 55- 65 mijë dollarë. Financa dhe mbështetja e konsumatorit do të jetë një tjetër profesion me të ardhura vjetore nga 25-35 mijë dollarë. Përfaqësues shitjesh është një tjetër profesion me të ardhura vjetore nga 65-75 mijë dollarë. Dizajn programimi është profesioni i radhës që do të ketë të ardhura vjetore 85-95 mijë dollarë. Infermieria është një tjetër profesion që mendohet se do të ketë të ardhura vjetore nga 35-45 mijë dollarë. Profesione të tjera që renditen në listën e “rezistencës ndaj krizës” janë ai i ekzekutivit të financës, administratorët e rrjetit dhe sistemit, asistent administrate, analist biznesi, studiues biznesi, etj.
Panorama e re e biznesit
Kriza aktuale do të ketë një impakt domethënës në ambientet e biznesit. Panorama globale e biznesit do të karakterizohet nga kujdes më i madh, më pak likuiditet, më pak rrjedhje kapitali ndërkufitare, rregulla më të rrepta dhe më pak sipërmarrje të rrezikshme. Besimi në shumë vende është thyer dhe mund të duhet një kohë e gjatë për të shkuar në vendin e duhur. Sipas matjeve të “The Economist”, keqësimi i mjedisit të biznesit global reflekton mundësitë e përkeqësuara të tregut, rritjen e rrezikut makroekonomik dhe politik dhe problemet në sistemet financiare. Rënia ekonomike është arsyeja kryesore për keqësimin e ambientit të biznesit global. Shumë prej kësaj rënieje është rezultat i krizës të thellë botërore, më e keqja që në fund të Luftës II Botërore, ndërkohë që pritet që bota ta marrë veten në vitin 2010. Por performanca nga 2011-13 pritet të jetë nën nivelin e duhur gjithsesi. Ambienti makroekonomik do të preket nga deficitet e rritura të biznesit dhe nivelet e borxhit publik. Ka një rrezik në rritje të trazirave politike të shkaktuara nga rënia e madhe ekonomike, e cila ka rritur papunësinë dhe ka rritur vështirësitë financiare. Marrëdhëniet e keqësuara mes qeverive dhe opozitës dhe rritja e tensioneve ndërkombëtare mund të dëmtojnë perspektivën e një stabiliteti politik.
Si do jetë biznesi në katër vitet e ardhshme
Më shumë se gjysma e 81 vendeve të mbuluara nga “The Economist” pritet të kenë një mjedis të përgjithshëm me performancë më të ulët biznesi në katër vitet e ardhshme, në krahasim me katër vitet e kaluara. Vendi humbës më i madh në këtë drejtim është Britania e Madhe, ndërsa vendi që do përmirësohet është Egjipti. Kriza aktuale ka rritur skepticizmin mbi tregjet e lira në përgjithësi. Kjo do të ketë një impakt në ambientin rregullues në shumë vende, përveç sektorit financiar. Pjesa më e madhe e reagimit të ashpër ndaj liberalizimit është përqendruar në vendet e zhvilluara, të cilat janë goditur më intensivisht dhe në mënyrë direkte nga kriza e bankave. Në vend e ekonomive në zhvillim panorama është më e ngatërruar. Disa vende do të pasojnë vendet e zhvilluara në drejtimin e stabilizimit. Vende të tjera, duke përfshirë ato që mund të nisin nga një nivel më i ulët do të ecin me një ritëm më të ulët se ç’pritej më parë.
10 profesionet që do ti rezistojnë krizës
1. Menaxhim shitjesh dhe zhvillim biznesi
Rroga në vit: 55 – 65 mijë dollarë
2. Financa dhe mbështetja e konsumatorit
Rroga në vit: 25 – 35 mijë dollarë
3. Përfaqësues shitjesh
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
4. Dizajn programimi
Rroga në vit: 85 – 95 mijë dollarë
5. Infermieria
Rroga në vit: 35 – 45 mijë dollarë
6. Ekzekutivët e financës
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
7. Administratorët e rrjetit dhe sistemit
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
8. Asistentët e administratës
Rroga në vit: 35 – 45 mijë dollarë
9. Analistë biznesi
Rroga në vit: 85 – 95 mijë dollarë
10. Studiues biznesi
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
1 Qershor 2009