E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin shasitë e makinave duke i targuar me dokumente false, kapen 4 persona



Durrës – Falsifikonin numrat e shasive të automjeteve duke bërë targimin me dokumente të falsifikuara, por kanë rënë në gjurmët e policisë, e cila ka nisur një procedim penal për secilin prej tyre. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, janë 4 persona që gjenden aktualisht nën akuzën e “falsifikimit të vulave dhe stampave apo formularëve, kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal. I pari është 46-vjeçari Alfred Myzeqari, lindur dhe banues në Durrës, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë së automjetit të tij “Benz” veturë me targë DR 43 13 B duke bërë targimin me dokumente të falsifikuara. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi 37-vjeçarin Flamur Greca, banues në fshatin Hardhishtë të Shijakut, i cili, sipas policisë, ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar mjetin tij tip “Benz” veturë me targë DR 12 20 B me dokumente të falsifikuara. I treti në listën e policisë për një akt të tillë rezulton të jetë 38-vjeçari Erzen Dedej, banues në Durrës, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip “Benz” veturë me targë DR 14 21 B, me dokumente të falsifikuara. I fundit është 58-vjeçari Ylli Hodo, lindur në Përmet dhe banues në Durrës, i cili ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip “Benz”, veturë, me targa DR 97 50 B, me dokumente të falsifikuara.

Grabitin dyqanin e floririt, autorët plagosin edhe rojën e policisë private

Fushë-Krujë – Kërkonin të grabisnin një dyqan argjendarie dhe në aksion e sipër kanë lënë të plagosur rojën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Fushë-Krujës dhe sipas të dhënave për gazetën “Albania”, personat që kanë goditur rojën e dyqanit në fjalë nuk janë identifikuar nga forcat e policisë. Burimet tregojnë se dyqani me bizhuteri figuron si pronë e Ferdinant Musteqjas, banues në Fushë-Krujë dhe persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin atë. Por mësohet se ata kanë ndeshur gjatë aksionit të tyre rezistencën e rojës, 49-vjeçarit Gëzim Koçiu, edhe ky banues në Fushë-Krujë, të cilin e kanë goditur me mjete të forta në kokë. Sipas të dhënave paraprake të forcave të policisë së këtij qyteti, aktualisht 49-vjeçari ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

1 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›