Dëshmia tronditëse e serbit mbi varret masive shqiptare
Një ish-oficer i lartë serb në Ministrinë e Brendshme serbe, Dragan Karleusha ka dëshmuar dje në Gjyqin e Krimeve të Luftës në Suharekë, mbi kufomat e shqiptarëve të vrarë e të zhvendosur me urdhër të zyrtarëve më të lartë të Serbisë.
Kjo është dëshmia e parë e plotë e një zyrtari serb mbi krimet kundër shqiptarëve, gjë që i ka kushtuar atij kërcënime për veten dhe familjen, si dhe thirrjet “tradhtar” nga nacionalistët serbë. Në sallën e Gjyqit në Beograd, në sektorin e Krimeve të Luftës, ai tha se Ministria e Brendshme ka qenë e ngarkuar me transferimin dhe varrosjen e trupave, që u gjendën në sipërfaqen e ujërave të lumit Danub, në vitin 1999, për në një varrezë masive në Bat,ajnicë. “Trupat nga masakra e Suharekës u transportuan me një kamion frigorifer, që e hodhën në Danub në vitin 1999 me urdhër të zyrtarëve më të lartë të Millosheviçit”, tha ai duke shtuar varrosjen masive më pas në Batajnicë. Sipas ish-ministrit, rreth 80 trupa u gjendën në lumë, ndërsa qëndronin në sipërfaqe pranë Zajeçarit. Karleusha tha se zyrtarë të policisë në vendin e krimit i thanë atij se Ministria e Brendshme serbe kishte urdhëruar se trupat të dërgoheshin në Batajnicë për t’u varrosur, në mënyrë që të mos gjendeshin gjurmë të krimit. I pyetur në sallën e gjyqit se cili ishte i aftë të organizonte transferimin e trupave nga Kosova në serbi, Karleusha u përgjigj se dyshonte mbi zyrtarët e lartë të Ministrisë, duke përmendur emra si Vlastimir Gjorxheviç, Petar Zekoviç, Dragan Iliç dhe Obrad Stevanoviç. Dëshmitari ka shtuar se pjesa më madhe e historive lidhur me këtë incident silleshin rreth Gjorxheviç. Ai tha se Ministria kishte informuar Prokurorinë e Përgjithshme të Informacionit Operativ për trupat në Batajnicë më 31 maj 2001. “Pesë gropa u mbushën plot. Kishte rreth 35 apo 36 kufoma të veshura në gropën e parë. Të gjithë dokumentet e tyre ishin mbledhur. Ata ishin shqiptarë etnikë. Kishte një numër total prej 600 kufomash”, tha ai duke shtuar se autopsitë u bënë më vonë.
Karleusha tha se në total ishin gjetur 900 viktima në varret masive në Batajnicë dhe atyre të zbuluara më vonë Petrovo Selo and Peruç. Dëshmitari tha se kishte marrë shumë kërcënime si kreu i këtyre hetimeve, madje ishte quajtur tradhtar nga populli serb. Deri më tani tetë ish-policë serbë janë akuzuar për vrasjen e 48 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë më 26 mars 1999. Ndërkohë ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Radomir Markoviç tha se ai kishte dëgjuar për herë të parë mbi këtë krim kur kishte hyrë në burg në vitin 2001. Markoviç po kryen një dënim të gjatë për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliç, tentativën për të vrarë liderin e lëvizjes Lëvizja e Rinovimit Serb (SPO), Vuk Drashkoviç në Budva dhe vrasjet e katër zyrtarëve të kësaj lëvizjeje më autostradën e Ibarskës.