Kerkohet ekstradimi i "Shotes se Haklajve"
Artan Cena
Ministria e Drejtesise dhe Interpol Tirana nisin drejt Suedise dosjen per "Shoten e Haklajve", e arrestuar dy dite me pare ne Goteborg dhe e denuar nga Gjykata e Tiranes me 25 vite burg per vrasje te dyfishte. Burime zyrtare thane dje per gazeten "Koha Jone" se materialet per 45-vjecaren Zylfie Haklaj ishin pergatitur prej javesh dhe dosja ishte gati vetem per postim drejt vendit skandinav. Ne te gjenden te dhena per te denuaren, vendimi i gjykates, gjurmet e gishterinjve, kartela personale dhe te dhenat per trungun familjar, veprat per te cilat eshte denuar, fotografite dhe kerkesa zyrtare per ekstradim drejtuar Ministrise se Drejtesise suedeze dhe gjykates se Goteborgut. Do te jete drejtesia e ketij vendi qe do vendose per fatin e sjelljes se "Shotes" ne Shqiperi, pasi mesohet se 45-vjecarja po pergatit dokumentet per azil politik ne kete vend, ashtu sikurse pjesa tjeter e familjes dhe vellai i saj i denuar per vrasje, Hamdi Haklaj. Pretendimet jane se gjyqi ka qene politik dhe se ne Shqiperi i rrezikohet jeta. Haklaj u kap pas nje operacioni, ndersa mbante gjeneralitete sllave (serbe) dhe kishte pamjen e nje djali rreth te 35-ve, me floke te hedhur menjane.
"Materialet paraprake jane nisur qe prej dites se djeshme drejt Goteborgut, ndersa u njoftuam per arrestimin e Zylfie Haklajt", thane burime zyrtare te Ministrise se Drejtesise. Autoritetet e Zyres se Marredhenieve me Jashte dhe Ekstradimeve, si dhe ato te Interpol Tiranes, kane "kopsitur" mire dosjen e Zylfie Haklajt, per te mos pesuar nje tjeter deshtim, sikurse dhe me Hamdi Haklajn, qe perfitoi azil ne Suedi, pak muaj me pare. Brenda ketyre diteve, zyra e ekstradimeve pritet t'i dorezoje autoriteteve suedeze edhe kerkesen per ekstradimin e 45-vjecares, nje nder me te kerkuarat nga drejtesia shqiptare, si dhe dokumentacione shtese per Interpolin e ketij vendi. Togat e zeza kane denuar Haklajn me 25 vjet heqje lire per vrasje te dyfishte dhe dy plagosje. Nderkohe qe vajza e Haklajve ka nisur procedurat per kerkesen e azilit politik ne vendin ku eshte arrestuar.
Kane mjaftuar pak ore pas arrestimit te Zylfie Hakjat dhe Ministria e Drejtesise ka kontaktuar me autoritetet suedeze per ekstradimin e saj. Burime nga dikasteri i Drejtesise bejne te ditur se procedura pritet te zgjase disa dite, ndersa jane kryer bisedat paraprake dhe dergimi me faks i te dhenave elementare si fotografi, gjurme gishtash e vendim gjykate. Ndersa ne lidhje me kerkesen e 45-vjecares per azilin politik ne shtetin suedez mbetet ne dore te gjykates se ketij vendi. Pika me e forte ku mbeshtet kerkesen e saj vajza e Haklajve eshte fakti se "ne rast kthimi ne vendin e saj i rrezikohet jeta". Mbeshtetur ne kete fakt, pak kohe me pare vellai i madh i te shumekerkuares, Hamdi Haklaj, ka fituar te drejten qe te qendroje ne Suedi dhe te mbrohet nga ky shtet. Vendimi per ekstradimin apo azilin politik te Zylfies do te jepet muajin ardhshem, per shkak te procedurave te shtetit qe ka kryer arrestimin. Sipas vendimit te gjykates, 45-vjecarja Haklaj, me 2 prill 2002, ne nje lokal te qytetit te Tropojes, ka vrare me arme zjarri, Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin, si dhe ka plagosur Izet Dushajn dhe Hysen Biberin. Nderkaq qe Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, me vendimin numer 98, date 16 korrik 2004, ka caktuar ndaj saj masen e sigurise "arrest me burg" dhe me 3 prill te ketij viti e ka denuar me 25 vjet burg.
Arrestimi i bujshem i "Shotes"
Policia e Shtetit beri te ditur pasditen e se merkures arrestimin ne Suedi te Zylfije Haklaj, 45 vjec, nga Tropoja, e shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje te dyfishte. Gjate nje konference per shtyp, zedhenesi Klodian Branko tha se 45-vjecarja u kap ne afersi te qytetit te Goteborgut ne Suedi, si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me forcat speciale te ketij vendi. Identifikimi eshte bere ne baze te gjurmeve te gishterinjve, pasi e denuara ishte veshur si mashkull dhe perdorte gjeneralitete svllave (serbe), por perdorte edhe emra te ndryshem.
Vrasja ne lokal e Lumneshit dhe Gosturanit
Zylfie Haklaj, e njohur dhe si "Shota", do te behej e njohur me 2 prill te vitit 2002. Sipas kronikave dhe raportimeve te kohes, vrasjet e kater vellezerve te saj me mina te telekomanduara, snajper dhe prita te sofistikuara, e detyruan Zylfien te rrembeje armen per te marre gjak, edhe pse punonte si mesuese ne qytetin e Tropojes. Keshtu, sapo mori vesh qe Rasim Lumneshi ishte ne Tropoje, te cilin e akuzonte si shkaktarin kryesor te fatkeqesive te njepasnjeshme ne familjen e saj, "Shota" vuri planin ne jete. Mesditen e 2 prillit te atij viti, ajo arriti ta qellonte Lumneshin per vdekje me kallashnikov brenda ne lokal. Viktime mbeti dhe Ilir Gosturani, qe ishte ne nje tavoline me Lumneshin, si dhe u plagosen dy persona te tjere. Pas kesaj, Zylfia mundi te arratisej dhe prej gjashte vitesh nuk disponohej asnje informacion per vendndodhjen, megjithese dyshohej per strehim si e maskuar ne Suedi, ku gjendej dhe pjesa tjeter e familjes Haklaj. Haklaj, se bashku me vellane e saj 60-vjecar, Hamdiun, gjendeshin ne listen e me te kerkuarve per vrasje te bujshme nga viti 1998 deri ne 2002.
Hamdi Haklaj, si u kap ne rruget e Goteborgut
I gjate ka qene kalvari i arratisjes se Hamdi Haklaj, 60 vjec, i fundit nga vellezerit e mbetur gjalle dhe djali i madh i Muharremit, plakut te Haklajve. Ish-kryetar kooperative, ai kerkohej per nje vrasje te kryer ne vitin 1993, ndersa ka punuar edhe si efektiv policie ne Tropoje, derisa u arratis ne vitet 2000. Dyshohej se ka qene i strehuar ne Belgjike, por me pas do te pikasej ne Suedi. Vetem nje vit me pare, agjentet e Interpolit do te pikasnin 60-vjecarin rrugeve te Goteborgut, ku kishte ndryshuar krejtesisht pamje. Menjehere do te arrestohej, por aplikimi per azil i nderpreu rrugen drejtesise shqiptare per ta ekstraduar ne Tirane. Gjykata e Goteborgut rrezoi kerkesen e Ministrise se Drejtesise, pasi Haklaj pretendonte se do te vritej ne Shqiperi, pasi ishte akuzuar politikisht. Me pas mori te drejten e azilit se bashku me pjesetaret e tjere te familjes. Ne Suedi gjenden te pakten 20 pjesetare te fisit Haklaj qe braktisen Kullen ne Tropoje per t'i shpetuar hasmerise se metejshme pas ngjarjeve te vitit 2002.
Historia e hasmerise Haklaj-Hoxha
Fatmir Haklaj, ne vitin 1998 vret me pistolete vellane e Haki Hoxhes ne mjediset e Komisariatit te Tropojes, ndersa kryente detyren e shefit te komisariatit. Disa muaj me vone, Fatmir Haklaj vritet ne prite po ne qytetin e Tropojes. Ne vitin 2000, vritet Halil Haklaj, ndersa me 4 janar te vitit 2001 ekzekutohet me snajper, nga rreth 600 metra distance, Ylli Haklaj. Hamdi Haklaj kerkohej per nje krim te vitit 1993, ndersa u arratis se bashku me Zylfien, pasi u krye atentati i bujshem i vitit 2002, ku u vra Ilir Gosturani e Rasim Lumneshi. Policia ka saktesuar se familja Hoxha e lagjes se Lushajve, e ka perdorur shtepine e Rame Hoxhes per te survejuar Haklajt, me te cilet ka qene ne hasmeri te vjeter. I gjithe kalvari i vrasjeve ka nisur ne vitin 1994. Nje nder vrasjet me te bujshme nga ana e Haklajve eshte ajo e Sherif Hoxhes, i cili eshte ekzekutuar nga Fatmir Haklaj, brenda ne komisariat.