E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitarë kundër “Bandës së Lushnjës”

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi dje të njihet me pohimet e dy dëshmitarëve të akuzës në procesin gjyqësor ndaj grupit të dytë të "Bandës së Lushnjës", të cilat janë njoftuar dje. Burime nga gjyqësori bëjnë të ditur se të pandehur në këtë proces janë Arben Boriçi, Rexhep Gina, Afrim Hoxha, Ilir Stergu, Agur Musaku, Erion Cici, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale të kryera vite më parë në Lushnjë, mes tyre edhe vrasje, në kuadër të organizatës kriminale. Sipas të njëjtave burime, procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më 4 maj të vitit të kaluar, por për një vit me radhë gjykata ka shtyrë seancat për arsye të mungesës së avokatëve si dhe preferencave të të pandehurve për trupin gjykues, që është ndryshuar disa herë. Ky është grupi i dytë i të pandehurve të ish-bandës së drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i cili është në proces gjykimi në mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.

Ky lajm është publikuar: 06/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›