Shpërdoroi detyrën, në pranga inspektori
Autori i Lajmit: red.
Një inspektor tatimor në Pogradec u arrestua të premten në mesditë, si i dyshuar për afera korruptive. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se është arrestuar, në kushtet e flagrancës, Gavrosh Papa, 29 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë inspektor tatimor pranë degës së Tatimeve në Pogradec. Sipas të njëjtave burime, 29-vjeçari Papa, duke shfrytëzuar detyrën, i ka bërë presion një subjekti për t i krijuar lehtësira tatimore, kundrejt përfitimit prej 400 mijë lekësh. Burimet konfirmuan se grupi hetimor po punon për të dokumentuar veprimtarinë e kundërligjshme të këtij personi.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008