Zjarr në Berat, rrezihet parcela me plepa
Autori i Lajmit: red.
Djegia e mbetjeve urbane mësohet të jetë bërë shkak i rënies së një zjarri në periferi të Urës Vajgurore, në qarkun e Beratit. Burime nga policia pohojnë se një sipërfaqe prej katër hektarësh, një pjesë e së cilës pronë e fermerëve, ndërsa pjesa tjetër e mbjellë me plepa, është shkrumbuar nga flakët paraditen e djeshme dhe ka vënë në rrezik banesat e lagjes periferike. Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 12:00 të ditës së djeshme në dalje të qytezës së Urës Vajgurore në grumbullin e plehrave të qytetit. Flakët e zjarrit mësohet se janë përhapur me shpejtësi, ndihmuar nga era duke përfshirë tokat e fermerëve dhe një sipërfaqe nën administrimin e Drejtorisë Pyjore, mbjellë me plepa. Kanë qenë fillimisht fermerët, të cilët janë alarmuar nga rënia e zjarrit, vetëm 50 metra larg banesave të tyre.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008