E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitarët: Si u vra Selmani dhe Kashari

Banda e Lushnjës

Procesi ndaj kapobandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka vijuar dje me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur nga organi i prokurorisë për të zbardhur tentativën e vrasjes së shtetasit Gramoz Selmani dhe vrasjen e shtetasit Genci Kashari, ngjarje këto të ndodhura në vitin 1997. Dëshmitari i parë ishte me origjinë nga Kolonja e Lushnjës, pikërisht një nga dëshmitarët okularë që kishte parë bandën t’i afrohej furgonit ku ndodhej Semani dhe Kashari. Ai tha se ka dëgjuar të shtëna armësh dhe kur ka dalë jashtë ka parë se disa persona të maskuar po qëllonin në një furgon. Më pas saktësoi para gjykatës së dy prej personave që qëllonin ndaj një automjeti kanë lëvizur me vrap duke u larguar nga vendngjarja. Sipas akuzës, dëshmia e tij korrespondon me deklarimet e “viktimës” Gramoz Selmani, i cili ka dëshmuar disa seanca më parë, duke treguar se Banda e Lushnjës e përndiqte. Ndërkohë, dëshmitari i dytë i thirrur nga prokuroria ka qenë një tjetër person që ka rezultuar në vendin dhe kohën e gabuar, pasi pas ngjarjes ka transportuar trupin e pajetë të Genci Kasharit në spital.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›