Xhelozia, maturantja gëlltit 30 tableta depon
Tenton vetëvrasjen maturantja, dërgohet me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Dje, në orët e pasdites, në repartin e urgjencës “S. Mekshi” të spitalit të Sarandës është transportuar në gjendje kritike për jetën 18-vjeçarja Kleida Hasani, maturante e gjimnazit “H. Tahsini” në qytetin e Sarandës. Personat që e shoqëronin u thanë mjekëve se në atë gjendje kishte ardhur pas gëlltitjes së rreth 30 tabletave depon njëherësh. është mësuar se shkak ka qenë një marrëdhënie dashurore e tronditur, duke përjashtuar lidhjen e vetëhelmimit me rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore. Për shkak të gjendjes tepër të rënduar, pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, vajza është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit për trajtim më të specializuar.
#