Pentagon, njësi e fshehtë për zbulimin

26/01/2005 Roli i njësisë është të sigurojë aftësi zbulimi njerëzor për njësitë që veprojnë në terren, të cilat, në shumë raste, do të jenë të përbëra nga forca speciale, të cilat gjithashtu veprojnë në mënyrë të fshehtë në vende të tilla si Iraku dhe Afganistani
Disa vëzhgues mund ta shohin SSB si një përpjekje të Rumsfeld për të zgjeruar operacionet e zbulimit të Pentagonit në dëm të CIA-s, e cila ka kryer tradicionalisht si operacionet e maskuar të zbulimit ashtu edhe ata të fshehtë
Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes në Pentagon ka ngritur që prej vitit 2002 një njësi të grumbullimit të informacioneve të spiunazhit, e cila ka autoritetin të veprojë në mënyrë të fshehtë kudo në botë, atje ku i kërkohet të shkojë të mbështesë misionet antiterrorizëm, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Mbrojtjes.
Zyrtari tha se roli i Krahut të Ndihmës Strategjike – për të cilën foli fillimisht të dielën e përditshmja Uashington Post – “ka për qëllim të sigurojë aftësi zbulimi për njësitë e veprimit në terren”, përfshirë njësitë sekrete të forcave speciale të ushtrisë amerikane.
Strategic Support Branch (SSB) e mori këtë emër në 2004, pasi deri në këtë moment kishte vepruar me një emër tjetër, të panjohur, bëri të ditur zyrtari, i cili konfirmoi për CNN ekzistencën e njësisë dhe misionit të saj.
Ai bëri të qartë se SSB, si pjesë e operacioneve të zbulimit njerëzor të Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes (DIA), dërgon personelin e kësaj të fundit në terren dhe rekruton agjentë për të siguruar të dhëna spiunazhi. Zyrtari theksoi se roli i njësisë është të sigurojë aftësi zbulimi njerëzor për njësitë që veprojnë në terren, të cilat, në shumë raste, do të jenë të përbëra nga forca speciale, të cilat gjithashtu veprojnë në mënyrë të fshehtë në vende të tilla si Iraku dhe Afganistani.
Ndërkohë që një pjesë e këtyre veprimeve janë kryer nga Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes në të kaluarën, zyrtari bëri të qartë se SSB është “më e fuqishme, duke patur parasysh se me kë bashkëvepron dhe niveli i veprimeve të saj”.
Ai konfirmoi se SSB ishte krijua pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 “për të patur sa më shumë fleksibilitet që të jetë e mundur” dhe në përgjigje të shqetësimeve të vazhdueshme të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, të shprehura në nivelet më të lartë të Departamentit, se Pentagoni nuk kishte aftësinë të mblidhte vetë të dhëna zbulimi në terren.
Zyrtari konfirmoi se SSB i raporton Admiralit Lowell Jacoby, drejtor i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, por politikat e saj paracaktohen nga zëvendëszekretari i Mbrojtjes për Zbulimin, Stephen Cambone, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Rumsfeld.
Për shkak të angazhimit të drejtpërdrejtë të Rumsfeld në krijimin e SSB, ajo është një degë, të cilën ai vazhdon ta ndjekë nga afër, bëri të ditur zyrtari. Kur ekipet e SSB dërgohen në terren, ato praktikisht i raportojnë komandantit të ekipit luftues në terren, ndonëse zyrtari tha se nuk mund të pranojë që kjo ndodh gjatë të gjithë kohës. Për shembull, në Irak, njësia do të ishte nën mbikëqyrjen e gjeneral John Abizaid, shef i Komandës Qendrore të SHBA.
Zyrtari pranoi se disa vëzhgues mund ta shohin SSB si një përpjekje të Rumsfeld për të zgjeruar operacionet e zbulimit të Pentagonit në dëm të CIA-s, e cila ka kryer tradicionalisht si operacionet e maskuar të zbulimit ashtu edhe ata të fshehtë. Ai tha se, ndonëse operacionet e SSB nuk kërkojnë leje të veçantë nga CIA, ushtria vazhdon të bashkëpunojë me CIA-n. Ai pranoi gjithashtu se dërgimi i SSB në terren në bashkërendim me forcat speciale ka shkaktuar pak stres burokratik. Personeli i SSB dërgohet në këto misione për të mbledhur informacione zbulimi, por ai vëren se personeli i forcave speciale kërkon që të gjtihë anëtarët e ekipeve të tyre të jenë tërësisht të aftë në drejtim të veprimeve ndërluftuese, ndërkohë që personeli i SSB mund të mos jetë. Zyrtari tha se Kongresi ishte informuar në lidhje me krijimin e një aktiviteti të tillë, por mund të ketë ndodhur shumë muaj më parë, kur ai kishte një tjetër emër.
Njësi e mbrojtur
Zëdhënësi i Pentagonit, Laurence DiRita, nxori një deklaratë të dielën, në të cilën i përgjigjej artikullit të Uashignton Post. “Nuk ka asnjë njësi që të raportojë direkt te Sekretari i Mbrojtjes për operacione të fshehtë, siç përshkruhet në artikullin e Uashington Post... Për më tepër, Departamenti nuk ka ndërmend të përshtasë statute, për t’i lënë rrugë të lirë aktiviteteve të tillë, siç thuhet në artikull. Por është e saktë dhe nuk është befasuese që Departamenti i Mbrojtjes po kërkon të përmirësojë aftësitë e tij të zbulimit njerëzor. Ky është edhe një prej konkluzioneve kryesorë të raportit të zbulimit të 11 shtatorit”.
“Kërkesat e luftës globale kundër terrorizmit e bëjnë të domosdoshme një kuadër, me anë të të cilit forcat ushtarake dhe ato të zbulimit të punojnë më afër dhe në numra më të mëdhenj sesa në të shkuarën”, tha DiRita. “Këto veprime po ndërmerren për të mbështetur operacionet tradicionale ushtarake”.
Produkt zhgënjimi
Senatori Chuck Hagel, një republikan nga Nebraska, u tha gazetarëve se “shqetësimi, që unë gjithmonë kam për këto çështje, është se ka shumë pushtet të përqëndruar në pak duar”. Hagel tha se nuk dëshironte që një individ ose një departament të kishte kaq shumë pushtet, dhe shprehu shqetësimin se Kongresi nuk po mbahej i informuar.
Hagel, një kritik i Rumsfeld tha: “Pikërsht kur shmang kongresin dhe nuk ke bashkëpunim, atëherë një vend futet në telashe. Ky Pentagon këtë po bën”. Senatori John McCain, një republikan nga Arizona, tha se do të kishte seanca dëgjimore për këtë çështje. Anëtari i Komitetit të Shërbimit Ushtarak tha se kuptonte arsyet e krijimit të një njësie të tillë, sidomos pas dështimit të zbulimit për të përcaktuar nëse Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, si dhe dështimit të planifikuesve të luftës për të parashikuar egërsinë e kryengritësve në Irak. “Pra, është një produkt i zhgënjimit nga CIA, produkt i dështimit për të patur një zbulim njerëzor në lartësinë e detyrës. A do ta shohë Komisioni i Shërbimit të Ushtrisë? Po. A duhet të dimë më shumë? Sigurisht”, tha McCain.
Ndërkohë anëtarët e Komisionit u takuan të hënën me shefin e zbulimit në Pentagon. Takimi midis Stephen Cambone, nënsekretari i Mbrojtjes dhe senatorëve John Warner dhe Carl Levin u zhvillua në vijim të zbulimeve të fundit se Agjencia e Zbulimit e Mbrojtjes ka patur një njësi të fshehtë të operacioneve të zbulimit deri në 2002, me autoritetin për të vepruar fshehtas kudo në botë.
Warner, një republikan nga Virxhinia, tha se ishte i bindur që operacionet ishin jetësorë për interesin kombëtar dhe se ishin koordinuar me agjencitë përkatëse të qeverisë federale.
box
CIA: “Shumë zhurmë për asgjë”
Zyrtarë të CIA-s i quajtën, të hënën, “shumë zhurmë për asgjë” lajmet se Pentagoni po lëviz në terrenin e saj. Një zyrtar i lartë tha se të gjithë këto përpjekje po koordinohen me agjencinë për të shmangur përsëritjen. “Ka shumë punë, për të dy palët”, tha ai.
Zyrtarët thanë se mbledhja e informacioneve të zbulimit kishte për qëllim mbështetjen me informacione taktikë të luftëtarëve, ndërkohë që veprimet e CIA-s kanë përgjithësisht qëllim të mbledhin informacione zbulimi për çështje politike ose diplomatike.